Gledian Llatja prezanton programin e Boçit si të vetin në Elbasan, gafa me Aleksandër Xhuvanin

Gledian Llatja prezanton programin e Boçit si të vetin në Elbasan, gafa me Aleksandër Xhuvanin

18:59, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, duket e ndjek fushatën elektorale të rivalit të tij të opozitës Luçiano Boçi. Llatja jo vetëm që e ndjek por mesa duket i kanë pëlqyer disa ide të Boçit dhe ka vendosur që t'i bëjë pjesë në fushatën e vet elektorale. 

Në videon e mëposhtme të publikuar ditën e sotme, nga Luçiano Boçi, shihen disa ide që ka deklaruar vetë Boçi për një projekt për lagjen Kala në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit. Po këto ide janë prezantuar edhe 6 ditë më vonë nga socialisti Gledian Llatja.

Duket se të njëjtën ide socialisti ka pasur dhe për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, akademikun e njohur, të cilin Llatja e ngatërron dhe me Aleksandër Moisiun. Po ashtu Llatja ka prezantuar si program të tij dhe ndërtimin e muzeut të arsimit, një ide kjo po e Boçit.

"Kush duhet ta drejtojë Elbasanin…Nëse drejtuesi aktual kopjon kryetarin e rradhës - atëherë përgjigja dihet… Suksese në jetë", shkruan Boçi përkrah videos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco