Hackaj: Nëse ka program, bisedim me qytetarët dhe optimizim, Veliaj mundet lehtë

18:48, 13/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meçon ishte i ftuar aktivisti Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Hackaj

Hackaj është shprehur se nëse krijohen modele të ndershme, program të aqrtë dhe u flitet me besim qytetarëve PS mundet shumë lehtë.

Ekipi i Belindit duhet që gjuhën e optimizmit ta kenë në majën e gjuhës sepse kjo propaganda që nuk ka më të mirë se ato që janë në pushtet ka bërë disi punë pasi ka shumë herë më të mirë se ato.

Shqipërisë i duhen thjeshtë normal, larg mafies, parave të drogës, propagandave dhe nëse do të rritet besimi i njerëzve me një program të qartë dhe sesi do t’i zgjidhin hallet e tyre. Rama dhe Veliaj ecin me autokolonë dhe nuk kanë asnjë hall sic kanë qytetarët me trafikun.

Programi, biseda me qytetarët dhe artikulimi i qartë se PS mundet  dhe se në Shqipëri vjen ndryshimi. Duhet të krijohet optimizmi dhe të krijohen modele që janë e kundërta e modeleve të ndyra të pushtetit. Duhet të krijohen dhe modele të opozitës, Basha që kërkonte të ishte kryeministri i Shqipërisë sot nuk vjen në parlament dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për votuesit e vet duhet të largohem edhe nga këto lloj modelesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco