Murati: Opozita duhet të bindë shqiptarët që të dalin të votojnë, të besojnë te vota e tyre

18:48, 13/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se njëra nga detyrat e opozitës është që të bindin shqiptarët e të dalin për të votuar.

Sipas Muratit, ka shumë njerëz që janë të pakënaqur nga qeverisja si ajo vendore dhe ajo qendrore.

‘Manipulimi i votave, ndodh përpara se të votohet. Ndodh me frikësim, me dikë që ka një familjar në punë, në administratë, me një që kërcënohet me vendin e punës, me patronazhistin. Unë njoh shumë njerëz që janë të pakënaqur me qeverisjen vendore dhe qendrore dhe kanë frikë, se thonë, kemi një familjar në punë, dhe mund të na e heqin nga puna, por vota është e fshehtë.

Unë kur dëgjoj njerëz të tillë, që nuk janë pak, më kujtohet ajo shprehja, e Konicës apo Fishtës, mos gaboj që thotë: Shqiptari nuk ka frikë nga plumbi, por dridhet nga valiu. Nuk ka frika nga plumbi, por ka frikë nga shteti. Ajo kohë ka ikur, vota është e fshehtë. Sido që të votosh është shumë e vështirë për të të identifikuar votën, dhe për të të hequr atë që është në administratë.

Shqiptarët duhet ti besojnë votës së tyre.

Ti të ankohesh, të jesh i pakënaqur, dhe të votosh për të njëjtën alternativë, është si të sharrosh degën në të cilën je ulur.

Një nga detyrat e opozitës është që ti bëjë shqiptarët të dalin të votojnë dhe e dyta të kenë besim tek fuqia e votës.

Nuk mund të ketë një politika, demokratik të paktën edhe në fasadë, që nuk mund të rrëzohet me votë’, u shpreh Erl Murati në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco