Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Tritoli ndaj kreut të PD në Vau Dejës, Murrizi: Autorët mund të jenë pjesë e policisë

Tritoli ndaj kreut të PD në Vau Dejës, Murrizi: Autorët mund të jenë pjesë e policisë

16:29, 11/04/2023
A+ Aa A-

Teksa jemi vetëm një ditë para çeljes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, Vau Dejës u trondit sot nga një shpërthim me tritol ndaj kreut të PD-së atje Bernard Ndreca.

Për ish-deputetin dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi deklaroi një ngjarje e tillë ishte një paralajmërim për PD-në dhe kandidatin e saj.

Sa i takon autorëve të kësaj ngjarje, Murrizi u shpreh se nuk përjashtohet mundësa të jenë ose pjesë e strukturave të policisë së shtetit ose të dirigjuar prej tyre. 

"Është e paprecedentë sepse nuk është një qytetar i zakonshëm, por kryetar i PD-së në një bashki që e ka patur prej vitesh PD-ja dhe do ta fitojë PD-ja. Pra është një presion për të trembur kryetarin e asaj bashkie dhe strukturat e PD-së së asaj bashkie.

Është në dinjitetin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë shqiptare ta zbardhë sa më shpejt. Dy kokëçorapet nëse s'janë punonjës policie, i kanë vendosur tritol makinës së kryetarit të PD-së.

Fakti që jo pak ngjarje kriminale dhe jo pak policë të arrestuar në trafike apo grupe kriminale nuk përjashtohet mundësia të jenë ose të dirigjuar nga strukturat e shtetit, ose vetë pjesëtarë të strukturave të shtetit. Ky është një mesazh për demokratët e Vaut të Dejës, për kandidatin Zef Hila që ka dorëzuar mandatin e Vaut të Dejës me idenë që ne e duam dhe nuk tolerojmë të na e merrni pushtetin", tha Murrizi për Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco