Socialistët bojkotojnë masivisht takimin e Manjës, Haxhiu: Ulsi, Kurbini nuk fitohet më 'në tavolinë'!

Socialistët bojkotojnë masivisht takimin e Manjës, Haxhiu: Ulsi, Kurbini nuk fitohet më 'në tavolinë'!

12:50, 01/04/2023
A+ Aa A-

Behar Haxhiu, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Kurbinit, ka bërë një replikë të ashpër sot me Ulsi Manjën, drejtuesin politik të PS në Lezhë dhe ministër i Drejtësisë, për fushatën që Manja zhvilloi në mbështetje të kandidates socialiste. Ai ka zbuluar po ashtu se si qytetarët e Kurbinit e bojkotuan masivisht, takimin e  Manjës.

“ Zoti Manja, Kurbini nuk fitohet më në tavolinë!” iu drejtua Haxhiu me një mesazh të qartë.

“I deleguari i Ramës në Lezhë, Ulsi Manja paska qenë pardje në Kurbin, ku ndër të tjera më paska quajtur një “askush” që përfaqësoj "non gratën", - vërejti Haxhia në Fb. - Ulsiut të Dohoshistit që u katapultua ministër drejtësie falë "Dosjes 184" nuk kam ndërmend t’i përgjigjem në gjuhën e tij, se përgjigjen në vendin tim e dhanë më së miri qytetarët e fisëm të Kurbinit që e bojkotuan masivisht takimin e tij dhe për të mbushur sallën nxorën me dhunë në takim, administratën.

Ulsi, më 14 maj ne do ta fitojmë bashkinë e Kurbinit, se banorët e kësaj treve nuk përkulen përballë mekanizmave të pushtetit për tjetërsimin e votës. Më 14 maj nuk ka më pushtet të dhuruar në tavolinë për patronazhistët dhe aktivistët, por pushteti do të jetë në duart e qytetarëve”, ka theksuar kandidati i opozitës Behar Haxhia për bashkinë e Kurbinit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco