Lajmi i fundit

VIDEO/ Njeriu kryesor i Ramës, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

'70 mijë banorë, pa një çerdhe', Këlliçi në njësinë Nr.14: Transport publik falas, për të ulur kostot e jetesës!

'70 mijë banorë, pa një çerdhe', Këlliçi në njësinë Nr.14: Transport publik falas, për të ulur kostot e jetesës!

21:50, 30/03/2023
A+ Aa A-

“Zona më e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës”, kështu e cilësoi Njësinë Nr.14, kandidati i opozitës Belind Këlliçi, i cili zhvilloi takim me banorë të “Astirit” dhe “Unazës së Re”. 

Gjatë bashkëbisedimit, Belind Këlliçi evidentoi disa nga problemet që shqetësojnë komunitetin prej 70 mijë banorësh duke vënë theksin te mungesa e shkollave, çerdhe apo dhe infrastrukturës urbane. 

“Në zonën më të diskriminuar dhe të goditur të Tiranës, që është Njësia Nr.14, Unaza e Re, që jeni ju. Jeni ju një qytet me 70 mijë banorë, që do të thotë një qytet sa Pogradeci, Berati apo Lushnja, të mos ketë as edhe një kopësht, as edhe një shkollë dhe as një çerdhe. Rrugicat tuaja janë me baltë, janë të pashtruara, nuk ka trotuare, nuk ka një lulishte. Asfalti elektoral shfaqet përherë sa herë ka zgjedhje me një shtresë prej 2 cm që ikën me shiun e parë. Mungon ndriçimi në këtë zonë, qendra shëndetësore është në katin e parë të një godine private që nuk i shërben dot një komuniti me 500 banorësh dhe jo prej 70 mijë banorësh”,-u shpreh Këlliçi.
 
Duke u ndalur te angazhimi i tij për ta bërë transportin publik falas pas 14 majit, Belind Këlliçi u tha banorëve të “Astirit” se Erion Veliaj e ka pasur mendjen të vjedh taksat e qytetarëve, të cilat duhet të ishin kthyer në investime publike. 

“Transporti publik me Belind Këlliçin do të jetë falas, pa pagesë. Ta dëgjojë mirë, falas sepse ju i paguani taksat por ajo që ju nuk merrni është shërbimi. Bashkia nuk është veç se një përkthyes i taksave në shërbime për qytetarët. Kur e ke mendjen t`i vjedhësh taksat qytetarëve, habitesh se si ka mundësi që del një kandidat dhe premton transportin publik falas”,-u shpreh kandidati i opozitës.
 
Për banorët e Njësisë Nr.14, Belind Këlliçi tregoi edhe njëherë se cilat do të jenë taksat dhe tarifat vendore që do të ulen apo zerohen për 41 mijë biznese në Tiranë. 

“Me taksën antikueshtuese të përkoshme të infrastrukturës së arsimit, me Belind Këlliçin do ta keni zero. Në raport me taksat e tjera që do t`i hiqen biznesit: taksa e tokës bujqësore, do të bëhet zero; taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%; taksa e tabelës informuese do të reduktohet me 30%; taksa e truallit do të reduktohet me 30%; taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. është tarifa e pastrim gjelbërimit, që më ankohet çdo biznes, të cilën do ta reduktojmë me 50% dhe është tarifa e korrupsionit bashkiak për hapësirën publike të cilën do ta reduktojmë me 50%”,-tha Këlliçi. 

Kandidati i opozitës vijoi më tej duke shpjeguar për qytetarët edhe mënyrën sesi do të rriten arkëtimet nga taksat dhe tarifat vendore, që pritet të reduktohen apo zerohen pas 14 majit. Ai tha se për këtë do të ndiqet modeli i ndjekur gjatë qeverisjes së PD në vitin 2005. 

“Me të drejtë ju do të pyesni se do të mbledhim para, duke reduktuar tarifat dhe do të heqim taksat. Fare thjeshtë, duke ndjekur të njëjtin model që ndoqi Partia Demokratike pas vitit 2005, duke futur taksën e sheshtë. Duke ulur taksat dhe duke zbutur tarifat, do të zgjerojmë bazën e biznesit që paguan, do të futen në skemë të gjitha bizneset në Tiranë. Do të rrisim minimalisht 25% mbledhjen e taksave. Kjo do të thotë se çdo vit në buxhetin e bashkisë Tiranë do të mblidhen 65 milionë euro taksa më shumë”,-tha Këlliçi. 

Belind Këlliçi tregoi se rritja e të ardhurave në arkën e bashkisë, do të shpërndahet për investime publike. 

“Këto para nuk do të shkojnë më për inceneratorë fantazëm, nuk do të shkojnë më për Ndraghetën, nuk do të shkojnë më për mafien e plehrave, për mafien e betonit, por do të shkojnë për kopshte, për çerdhe dhe për transportin publik falas, ku jo vetëm do të subvencionojmë çmimin e biletës por do të investojmë dhe 5 milionë euro në vit për modernizimin e infrastrukturës të stacioneve dhe të flotës së autobusëve”-tha Këlliçi.
 
Të gjitha këto angazhime, sipas Belind Këlliçit kanë një filozofi të qartë, uljen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai u shpreh, se sfida kryesore e tij do të jetë krijimi i kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi. 

“Transporti publik falas ka një filozofi të qartë. Ne duhet t`i ulim koston e jetesës qytetarëve tanë në Tiranë. Me këto çmime, me këto qera, me këto çmime mesatare për të blerë një apartament, që i duhet një çifti të ri 90 vite punë me rrogë mesatare për të blerë një apartament të vogël, qytetarët e Tiranës nuk ia dalin dot. Sfida ime më e madhe, pasi t`iu krijojmë juve kushtet, mbi të gjitha duhet të fokusohemi të mbajmë rininë këtu”,-tha Këlliçi.
 
Propagandën e përhapur nga Erion Veliaj për mbjelljen e 1 milionë Pemëve në Tiranë, Belind Këlliçi e cilësoi si mashtrim, ndërsa argumentoi pse kjo nuk është e vërtetë. 

“Që kryebashkiaku aktual të ketë mbjellë 1 milionë pemë, që nga dita e parë që mori mandatin deri më sot, i bie të ketë mbjellë 342 pemë në ditë. I bie të ketë mbjellë pemë sa dyfishi i sipërfaqes së qytetit të Tiranës. Po a ka njeri që e beson këtë, se ky mire që gënjen por është dhe qesharak. E besoni ju këtë? A ka mbjellë ndonjë pemë këtu në lagjen tuaj?”,-tha Këlliçi.
 
Belind Këlliçi foli edhe për situatën urbane në kryeqytet, duke u shpreh se propaganda e bashkisë dhe qeverisë mundohen të fshehin kullat, ku janë pastruar lekët e drogës dhe të mafies, ndërsa shtoi se pas 14 majit, do t`i hapë luftë korrupsionit dhe informalitetit në kryeqytet. 

“Më thoni, keni ujë të pijshëm 24 orë në ditë? 17 orë në ditë e keni? Apo e keni 1 apo 2 orë në ditë? Të na dëgjojnë sepse e vërteta jeni ju, dhe jo propaganda që shohim në televizor. Nuk kemi parë një video apo një foto të propagandës qeveritare që na tregon një kullë të vetme. A thua se nuk ka kulla në qendër të Tiranës. E ku ndërkohë pastrohen lekët e drogës lekët e mafias, lekët tuaja që na vidhen çdo ditë. Unë jam i vendosur për të bërë një luftë pa kompromis me korrupsionin dhe informalitetin në qytet”,-tha Këlliçi.
 
Angazhimet e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, janë mirëpritur nga qytetarët e njësisë Nr.14, të cilët gjithashtu kanë shprehur irritimin me gjendjen ku e ka lënë bashkia e Tiranës këtë zonë. 

“Në të gjitha ato që thatë, unë besoj se një ditë kur të zgjidheni kryetar ju do t`i realizoni. Sepse keni argumenta, ishin shumë bindëse, por kemi dhe besim te personi juaj. Qëndre shëndetësore këtu, për të bërë një gjilpër, sepse isha pak sëmurë vetë, u desh të prisja dy orë. Unë kam 7 vjet që kam ardhur këtu, dhe tani, asnjë lloj ndryshimi nuk është bërë këtu o vëlla i dashur”-u shprehën disa qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco