Kandidati i Alibeajt për Vorën nuk regjistrohet

Kandidati i Alibeajt për Vorën nuk regjistrohet

17:29, 28/03/2023
A+ Aa A-

Këtë e ka bërë të ditur kreu i KZAZ në Vorë, Olti Kurti i cili tha për News24 se deri mbrëmjen e djeshme kur ishte afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve, është regjistruar vetëm kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ai i PS-së.

‘Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit ‘Bashkë fitojmë’’, tha ai.

Ndërkohë vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

‘Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot’, ka deklaruar ai.

Në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve, në KZAZ janë regjistruar vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lom Xhambazi28/03/2023 18:50

Ky o pall komplet, ka pas 1 problem familiar. Justifikim katnari kamze. Rri si mut tashi.

Shto koment

Denonco