Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

16:35, 28/03/2023
A+ Aa A-

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt. 

Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës në Korçë, njoftoi tërheqjen nga gara edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto. 

Ai ka deklaruar për mediat se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

"Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ", ka thënë Bujar Vreto. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco