14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

16:32, 28/03/2023
A+ Aa A-

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës së kandidatëve që dorëhiqen i shtohet edhe Genc Doçi, kandidati bashkisë Kurbin. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale ku njofton se nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit.

Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023... Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë, e kam ndjerë çdo ditë në takimet e shumta që kemi bërë bashkë!’, shkruan Doçi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco