Igli Cara në lagjen 15: E kemi pritur prej vitesh investimin për kolektorin, por jo të na mbysin!

Igli Cara në lagjen 15: E kemi pritur prej vitesh investimin për kolektorin, por jo të na mbysin!

16:31, 25/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes numër 15.

Cara është njohur me problemet e mëdha që po has kjo lagje me pasi kolektori është nën nivel, si rrjedhojë e mosrespektimit të kritereve dhe fazave të zbatimit të projektit.

Postimi i Carës:

- E kemi pritur prej vitesh këtë investim, por jo të na mbysin!

Indinjata e banorëve të lagjes numër 15 dëshmon se Bashkia e Durrësit nuk punon për qytetarët.

Kolektori nën nivel, mosrespektimi i kritereve dhe fazave të zbatimit të projektit e bëjnë këtë investim, jo funksional dhe çfarë është më e keqja, në dëm të banorëve të zonës.

Një premtim 20-vjeçar, që nuk i jep zgjidhje problematikës që vjen nga ky kanal, por e thellon atë.

Kjo është Bashki e fasadave dhe jo e qytetarëve!

Bashkë sjellim ndryshimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco