Bardh Spahia takim me të rinjtë e PPE: Rinia rol kyç në Bashki

16:31, 25/03/2023
A+ Aa A-

Këshilli i të rinjve të Partive Popullore Evropiane ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës ku u pritën nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij Spahia foli për mbështetjen ndaj rinisë, duke theksuar se ka zgjehdur ti ketë bashkëpunëtorë të afërt në zhvillimin e qytetatit.

“Për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në politikëbërje dhe ajo ccfarë është kryesorja në vendimmarrje. Them jam një ndër personat qës mund të flas realisht me fakte sepse, e para  vij nga radhët e organizatave rinore të partisë demokratike sicc është forumi rinor, nuk ka asgjë dhe askush nuk ka ndikur më shumë se të rinjtë dhe të rejat nq zhvillimet e fundit politike në vendin tonë” tha Spahia.

Në mesazhet e tyre, të rinjtë e PPE  vunë theksin tek rëndësia që ka përfshirja e kësaj moshe në vendimarrje. Ata i uruan kryebashkiakut Spahia suksese dhe fitore në zgjedhjet e 14 Majit.

Në mbyllje të takimit, kryebashkiaku Spahia i ftoi të rinjtë evropianë të rikthehen në Shkodër por njëkohësisht ta promovojnë këtë qytet dhe vlerat që ai mbart, si një prej qendrave më të rëndësishme të rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco