SYRI TV/ Studentët çelin ekspozitë në selinë e PD, Berisha: Dëshmon premtim në gjeninë krijuese

14:13, 25/03/2023
A+ Aa A-

Selia e Partisë Demokratike është shndërruar në një pjesëz galerie arti, ku studentët e Universitetit të Arteve ekspozuan krijimet e tyre. Përgjatë prezantimit të ekspozitës “Trashendentët”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi ekspozitën që shkon përtej qenies. Lideri i demokratëve nuk kurseu as batutat për kryeministrin Rama.

Nga SYRI TV

Në kuadër të “Ditës Kulturore” në selinë e Partisë Demokratike u çel ekspozita “Trashendentët” me krijime të studentëve të Universitetit të Arteve. Në të gjitha kohët e sidomos përgjatë viteve të diktaturës, artistët kanë ngulmuar në kërkim të lirisë, ndaj edhe ekspozita sheh në perspektivë lirinë, fillimin e kërkimin e një jete të re.

Përgjatë prezantimit të punimeve nga kuratori Erlind Fusha, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi ekspozitën që rreket të shkojë përtej qenies. Lideri i demokratëve nuk kurseu batutat dhe për Kryeministrin Rama.

Ekspozita “Trashendentët” vijon të qëndrojë e hapur në selinë e Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco