Kukullat e Ramës/ Kapexhiu ironizon përçarjen brenda grupit të Alibeajt

Kukullat e Ramës/ Kapexhiu ironizon përçarjen brenda grupit të Alibeajt

13:11, 25/03/2023
A+ Aa A-

Mjeshtri Bujar Kapexhiu solli punimin e tij të radhës, një karikaturë që ironizon edhe përçarjen brenda grupimit të Enkelejd Alibeajt.

Punimi i tij titullohet: “Kukullat e përçarjes”.

I njohur nga KQZ si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, Alibeaj tashmë edhe për sy e faqe duhet të çojë në KQZ një listë kandidatësh jo vetëm për kryetarë bashkish, por edhe për këshilla bashkiakë. Por nuk duket se kjo do të jetë aq e lehtë sa ai e mendonte në fillim. Dy mbledhje të gjata, fillimisht ajo e kryesisë dhe më pas ajo e grupit parlamentar të zhvilluara në zyrat e reja që ka marrë pranë kryesisë së Kuvendit, nuk prodhuan dot asnjë vendim.

Në siklet para kamerave dhe pyetjeve, Alibeaj përsëriti deri në lodhje se “nesër do të merret vendimi përfundimtar”. Më pas u largua i shoqëruar tashmë edhe nga Garda e Republikës.

Një pjesë e mirë e deputetëve kanë kërkuar që të mos nxjerrin kandidatë për zgjedhjet lokale, por të kandidojnë vetëm për këshillat bashkiakë.

Mes tyre janë Jorida Tabaku, Dhurata Çupi , Gazmend Bardhi, Flamur Hoxha, Dashnor Sula, etj. Kurse kundër tyre është Alibeaj me disa anëtarë kryesie.

Një ditë më parë, kreu demokrat, Sali Berisha, se ky është momenti i ndarjes përfundimtare të PD-së me dyshen Alibasha dhe Lul Brava, të cilët i quan pengje të Edi Ramës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco