Regjistrimi i Alibashës, Ilir Rusmajli dhe Ledio Braho ju bashkuan PS-së

Regjistrimi i Alibashës, Ilir Rusmajli dhe Ledio Braho ju bashkuan PS-së

16:05, 16/03/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë grupimin e Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit, vendim që edhe gjykata e Apelit nuk kishte guxim ta merrte, që të njihte Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së.

Pas një seance që zgjati më shumë se 60 minuta, anëtarët e KAS-it vlerësuan se deklarata e solemnitetit që është firmosur nga Alibeaj dhe jo nga Basha siç e kërkonte kreu i KQZ-së, Celibashi, është e vlefshme edhe pse në gjykatë vazhdon të jetë emri i Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Votimi në favor të regjistrimit të PD-së së Alibeajt ishte me 4 vota pro dhe 1 kundër.

I vetmi kundër për Alibeajn, ishte Elvis Cefa, i cili votoi pro kërkesës për të regjistruar PD-në me kryetar Sali Berishën.

Votat pro Alibeajt

Elvin LAKO

Ilirjan RUSMALI

Koli BELE

Ledio BRAHO

Kundër Alibeajt

Elvis ÇEFA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco