Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Ish-sekretari i Gjiknurit rrëzoi Celibashin/ Nuraj: Maskaradë, vendim absurd, do ta ankimojmë

Ish-sekretari i Gjiknurit rrëzoi Celibashin/ Nuraj: Maskaradë, vendim absurd, do ta ankimojmë

15:22, 16/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje grupimin me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.

“Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurde!”, tha Nuraj.

Kujtojmë se Celibashi nuk e regjistroi grupin e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit pasi nuk kishte dokumentacionin e plotë. Por sot ky institucion, i drejtuar nga ish-sekretari i Përgjithshëm i Damian Gjiknurit, kur ky i fundit ishte minister energjie dhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, vendosi që ta regjistrojë në zgjedhje grupin e Alibeajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco