Edi Rama vazhdon pengmarrjen e PD, regjistron grupimin e Alibeajt në zgjedhje

Edi Rama vazhdon pengmarrjen e PD, regjistron grupimin e Alibeajt në zgjedhje

15:16, 16/03/2023
A+ Aa A-

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të njohë Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së, një vendim që as Gjykata e Apelit nuk kishte guxim që ta merrte.

Por edhe këtë herë, Edi Rama me anë të Koli Beles, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Damian Gjiknurit, ka vendosur që të mbajë peng PD-në dhe të përçajë demokratët.

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me anë të Koli Beles, ka vendosur që të regjistrojë në zgjedhje Alibeajn, ndërsa një vendim të tillë nuk e dha as Apeli, i cili e ktheu çështjen në Gjykatën e Faktit.

‘Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë:

deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar;

deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij’, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjes, Koli Bele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco