32 vite nga ‘rrëzimi’ i diktatorit, Bislim Ahmetaj: Sot jemi më keq se atëherë…

32 vite nga ‘rrëzimi’ i diktatorit, Bislim Ahmetaj: Sot jemi më keq se atëherë…

10:02, 20/02/2023
A+ Aa A-

Më 20 shkurt 1991, dhjetëra dhe mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit bustin e diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Dhe kur kanë kaluar 32 vite nga kjo ngjarje, ish-studenti i asaj kohe, Bislim Ahmetaj i ftuar në studion e “Ora News” solli në vëmendje emocionet e asaj ngjarjeje.

“Ishin ditë rrëqethëse. Por që në fakt nuk nisnën më 20 shkurt, por me datë 5 shkurt nga lëvizja e studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Kishte mënyra të ndryshme për ta shprehur dhimmbjen dhe forcën e atyre ditëve.

Momenti final ka qenë 20 shkurti, ku në orën 12:00 erdhi lajmi i heqjes së emrit të diktatorit nga institucionet shtetërore. Në atë moment nisi grumbullimi i qindra mijëra njerëzve, që në atë kohë nuk kishte celularë dhe asgjë. De e gjithë ajo masë njerëzish prej qindra mijëra njerëzish zbritën nga Qyteti Studenti për t’iu drejtuar qendrës së Tiranës.

Shenjë e mllefit dhe urrejtjes që kishin ndaj tij oishin dhe godtijet e vazhdueshmë të bustit edhe pas rrëzimit të tij.

Sot pas 32 vitesh jemi edhe më keq në atë kohë. Në këto 10 vite po përjetojmë në kapjen e çdolloj fryme opozitare.

Në fakt 32 vite më pas akoma nuk kemi arritur ende parrullën tonë: Shqipëria si gjithë Evropa. Me këtë nuk po them se nuk kemi bërë përparim, por pushteti ka një platformë anti-opozitare akoma më të rëndë, që e bën situatën më pesimiste”, u shpreh ndër të tjera ish-studenti Bislim Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco