Breitbart: McGonigal u pagua nga shqiptarët kur djali i Biden fliste për pagesa ndaj këshilltarit të Ramës

Breitbart: McGonigal u pagua nga shqiptarët kur djali i Biden fliste për pagesa ndaj këshilltarit të Ramës

09:41, 20/02/2023
A+ Aa A-

Nga Wendell Husebo, BREITBART

Hunter Biden është i lidhur me oligarkun rus, Oleg Deripaska, i cili është i përfshirë në padinë e fundit ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, për shkeljen e sanksioneve të SHBA, duke rënë dakord të ofrojë shërbime për Deripaskën.

Lidhja është e dukshme sepse është lidhja e dytë mes Hunter dhe shefit të pistë të spiunazhit të FBI-së në Nju Jork, McGonigal.

Emailet e gjetura në laptopin e braktisur të Hunter tregojnë se si Hunter tentoi të shiste informacione për Deripaskën te një firmë amerikane e aluminit, ALCOA, e cila sapo kishte nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për furnizimin me metal me Rusal, një kompani ruse. Në vitin 2000, Deripaska themeloi kompaninë Rusal.

Në vitin 2011, Hunter ofroi për kompania ALCOA ‘analiza statistikore të rreziqeve politike dhe të korporatave, rrjeteve elitare të lidhura me Oleg Deripaskën, presidentin rus të kompanive Basic Element dhe Rusal, tregojnë emailet e Hunter.

Informacioni përfshinte një ‘listë të elitave të rangut të ngjashëm në Rusi, hartën e rrjeteve të Deripaskës bazuar në shpeshtësinë e ndërveprimit me elitat dhe vende të caktuara’.

Çmimi për informacionin ishte ‘25 mijë dollarë për fazën e parë të projektit dhe 55 mijë dollarë për analizën e rafinuar’.

Marrëveshja mesa duket nuk u realizua kurrë sepse përfaqësuesi i kompanisë amerikane nuk besonte ‘se analiza e të dhënave vlente plot 55 mijë dollarë’.

Shtatë vjet më vonë, në vitin 2018, Deripaska u sanksionua se ‘kishte vepruar ose pretenduar të vepronte në emër të, direkt ose tërthorazi, një zyrtari të lartë të qeverisë së Federatës Ruse dhe për operimin në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse’, sipas një aktakuze amerikane. Duhet theksuar se Deripaska ka qenë i përfshirë edhe në Mashtrimin Rus të vitit 2016.

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal akuzohet se ka ndihmuar Deripaskën në përpjekje për të shmangur sanksionet e SHBA, së bashku me marrjen e një pagese sekrete në para të thata nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare në një ‘operacion të supozuar kundër shqiptarëve të pasur për përfitime personale’.

Aktakuza e McGonigal për përfshirjen e tij të supozuar në Shqipëri në një operacion ‘zhvatjeje’ ka ngritur pikëpyetje të reja se pse shqiptarët dyshohet se po paguanin për McGonigal në vitin 2017- në të njëjtin vit kur emailet e Hunter duket se përmendin pagesat për këshilltarin e kryeministrit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 2017, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i njohur si Agron Neza, sipas prokurorëve amerikanë. Nga ana tjetër, Agron Neza e prezantoi McGonigal me ish-këshilltarin e kryeministrit shqiptar, Dorian Duçka dhe një ish-anëtar të kompanisë kineze të energjisë, të quajtur CEFC, raportoi Miranda Devine e ‘New York Post’.

Në një email të zbuluar në laptopin e Hunter, Hunter dhe partnerët e tij të biznesit zhvillojnë një bisedë për një person të quajtur ‘Dorian’.

“Doriani ishte një ndihmë e vërtetë që në fillim, kështu që ne duhet të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë,” shkruante James Gilliar, partneri i biznesit i Hunter, në një email të 13 majit 2017.

“Nuk ka mundësi të mos e bëjmë,” përgjigjet Hunter. “Madje nëse shumica thotë jo, unë do i heq nga paga ime”.

Ekziston një lidhje tjetër e supozuar mes Hunter dhe një personi të quajtur Dorian Duçka. Laptopi i Hunter tregon gjithashtu një email ku thuhet se ‘Dorian Duçka (@dorian_ducka) ka kërkuar t’ju ndjekë në Twitter’. Nuk dihet nëse llogaria i përket të njëjtit Dorian Duçka, por kërkesa në Twitter tregon se llogaria e kërkuar ishte nga Shqipëria.

Është e paqartë nëse ‘Doriani’ ishte punësuar përfundimisht në marrëdhëniet e biznesit ndërkombëtar të Hunter apo nëse këshilltari i kryeministrit shqiptar mori pagesa në vitin 2017- në të njëjtin vit që McGonigal dyshohet se mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare.

Në vitin 2018 dhe 2020, kontribuuesi i lartë i Breitbart dhe presidenti i Institutit për Përgjegjshmëri në Qeverisje, Peter Schweizer botoi librin ‘Perandoritë Sekretare dhe Profilet në Korrupsion’. Libri arriti të bëhet numri 1 në listën e librave më të shitur nga ‘New York Times’ dhe ekspozoi se si Hunter Biden dhe Joe Biden fluturuan në bordin e ‘Air Force Two’ në vitin 2013 për në Kinë, përpara se firma e Hunter të nënshkruante një marrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh me një filial të Bankës së Kinës të qeverisë kineze më pak se dy javë pas udhëtimit. Schweizer zbuloi gjithashtu marrëveshje dhe miqësi të tjera të mëdha dhe fitimprurëse të familjes Biden.

Puna investigative e redaktores politike të Breitbart, Emma-Jo Morris në ‘New York Post’ për ‘laptopin nga ferri’ të Hunter Biden ka fituar gjithashtu vëmendjen ndërkombëtare, kur ajo, së bashku me Miranda Devine, zbuluan se Joe Biden ishte përfshirë ngushtësisht në bizneset e Hunter, madje dukej se kishte 10 përqind të aksioneve në një kompani që djali i tij kishte formuar me zyrtarë në nivelet më të larta të Partisë Komuniste Kineze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco