‘Amnistia fiskale’, ‘pashaportat e arta’ dhe ligjërimi i ‘kanabisit’, Konfindustria thirrje qeverisë: Këto nisma, rrezikojnë procesin e integrimit në BE

‘Amnistia fiskale’, ‘pashaportat e arta’ dhe ligjërimi i ‘kanabisit’, Konfindustria thirrje qeverisë: Këto nisma, rrezikojnë procesin e integrimit në BE

09:38, 20/02/2023
A+ Aa A-

Konfindustria i ka bërë një kërkesë qeverisë që të tërhiqet nga tri nismat, ajo e “ amnistisë fiskale”, “pashaportat e arta” dhe ligjërimi i prodhimit të “kanabisit mjekësor”.

Ne një reagim thuhet se terheqja zyrtare nga nismat e mësipërme bëhet edhe më domosdoshmëri, duke vlerësuar pasojat e paparishikuara, që mund të rrjedhin nga skandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI amerikane.

Reagimi:

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që në një kohë sa më të shpejtë të tërhiqet zyrtarisht nga nismat e “ amnistisë fiskale”, “pashaportat e arta” dhe ligjërimi i prodhimit të “kanabisit mjekësor”.

Veprimi i mësipërm bëhet i domosdoshëm në kushtet e zgjerimit të monitorimit të vendit nga agjencitë e specializuara të BE dhe vazhdimësisë së mbajtjes në grupin në të ashtuquajturën “listë Gri” të shteteve më të rrezikuara të pastrimit të parave. Gjithashtu, terheqja zyrtare nga nismat e mësipërme bëhet edhe më domosdoshmëri, duke vlerësuar pasojat e paparishikuara, që mund të rrjedhin nga skandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI amerikane.

Partnerët gjeostrategjikë të Shqipërisë si BE, ShBA, Britania e Madhe,etj. si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur kundërshtimin e qartë ndaj nismave të sipërpërmendura të qeverisë shqiptare.

Në rast të vonesës së tërheqjes nga amnistia fiskale e shpallur, Shqipëria rrezikon seriozisht vonesa dhe pengim të proçesit të negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, si qëllim strategjik me rëndësi kombëtare. Në të njëjtën kohë rrezikojmë cënim të angazhimeve të Shqipërisë në aleancat EuroAtlantike të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, vendi rrezikon qartësisht shtimin e kostove të huamarrjes të letrave me vlerë në tregjet financiare ndërkombëtare dhe ulje të konkurencës në tërheqjen e investimeve të huaja, shumë të ndjeshme ndaj vlerësimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare të kontrollit të parave të zeza. Rrymat e parave “jo të ligjshme” godasin ashpër konkurencën e drejtë dhe biznesin e ndershëm dhe ndërtimin e një ekonomie kombëtare të qëndrueshme në afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco