Skandali Rama-McGonigal/ Portali amerikan Breitbart: Lidhja e djalit të Biden me oligarkun rus Deripaska

Skandali Rama-McGonigal/ Portali amerikan Breitbart: Lidhja e djalit të Biden me oligarkun rus Deripaska

09:12, 20/02/2023
A+ Aa A-

Zbulohen të tjera detaje të rënda për skandalin Rama-McGonigal.

Portali i njohur konservator, Breitbart, shkruan se në lojë është edhe djali i presidentit amerikan, Hunter Biden.

Madje ky i fundit është i lidhur në mënyrë të dyfishtë me agjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal.

Lidhja e parë ishte përmes Dorian Duçkës, sekserit të Edi Ramës, që punonte për një konglomerat kinez, me të cilin ka lidhje edhe Hunter Biden.

Kurse lidhja e dytë është përmes oligarkut rus, Oleg Deripaska.

PJESE NGA SHKRIMI

Hunter Biden është i lidhur me oligarkun rus, Oleg Deripaska, i cili është i përfshirë në padinë e fundit ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, për shkeljen e sanksioneve të SHBA, duke rënë dakord të ofrojë shërbime për Deripaskën.

Lidhja është e dukshme sepse është lidhja e dytë mes Hunter dhe shefit të pistë të spiunazhit të FBI-së në Nju Jork, McGonigal.

Emailet e gjetura në laptopin e braktisur të Hunter tregojnë se si Hunter tentoi të shiste informacione për Deripaskën te një firmë amerikane e aluminit, ALCOA, e cila sapo kishte nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për furnizimin me metal me Rusal, një kompani ruse. Në vitin 2000, Deripaska themeloi kompaninë Rusal.

Në vitin 2011, Hunter ofroi për kompania ALCOA ‘analiza statistikore të rreziqeve politike dhe të korporatave, rrjeteve elitare të lidhura me Oleg Deripaskën, presidentin rus të kompanive Basic Element dhe Rusal', tregojnë emailet e Hunter.

Informacioni përfshinte një ‘listë të elitave të rangut të ngjashëm në Rusi, hartën e rrjeteve të Deripaskës bazuar në shpeshtësinë e ndërveprimit me elitat dhe vende të caktuara’.

Çmimi për informacionin ishte ‘25 mijë dollarë për fazën e parë të projektit dhe 55 mijë dollarë për analizën e rafinuar’.

Marrëveshja mesa duket nuk u realizua kurrë sepse përfaqësuesi i kompanisë amerikane nuk besonte ‘se analiza e të dhënave vlente plot 55 mijë dollarë’.

Shtatë vjet më vonë, në vitin 2018, Deripaska u sanksionua se ‘kishte vepruar ose pretenduar të vepronte në emër të, direkt ose tërthorazi, një zyrtari të lartë të qeverisë së Federatës Ruse dhe për operimin në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse’, sipas një aktakuze amerikane. Duhet theksuar se Deripaska ka qenë i përfshirë edhe në Mashtrimin Rus të vitit 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco