Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Zhvillimi i Shkodrës dhe zgjedhjet e 14 majit/ Bardh Spahia takim me ambasadorin e OSBE

Zhvillimi i Shkodrës dhe zgjedhjet e 14 majit/ Bardh Spahia takim me ambasadorin e OSBE

21:13, 18/02/2023
A+ Aa A-

Bardh Spahia, kryetari i Bashkisë së Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022, nën siglën e Partise Demokratike ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE, Guido De Sanctis lidhur me rëndësinë që ka zhvillimi i bashkisë së Shkodrës.

 

Në një postim në rrjetin social Faceebok ai ka ndarë disa detaje të rëndësishme nga ky takim.

 

Postimi i plotë:

 

Me fokus Shkodrën, por duke mos lënë pas edhe zhvillimet në vend, ndava një bisedë të gjatë dhe konstruktive për mbi 1 orë e 30 minuta me ambasadorin e Prezencës së OSBE në Shqipëri z. Guido De Sanctis. 

 

Folëm për rëndësinë që ka zhvillimi i Bashkisë Shkodër, si kryeqëndra  e veriut shqiptar, me potenciale të jashtëzakonshme. I prezantova një pjesë të këtyre resurseve dhe projektet tona për zhvillimin e qytetit së bashku me njësitë administrative. 

 

Zgjedhjet e 14 Majit ishin një tjetër pikë ku vura theksin tek rëndësia që ka gara elektorale vendore, tashmë me të gjitha palët si pjesmarrëse në proçes. OSBE prej vitesh luan një rol kyç dhe pata rastin që ti shpreh ambasadorit De Sanctis falenderimet e mia për punën e misionit që ai përfaqëson.

 

OSCE Presence in Albania

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco