VIDEO/ Nuk duroi mashtrimet e Ramës, Andi Bushati ikën nga studio e emisionit

23:07, 02/02/2023
A+ Aa A-

Edi Rama bëri një shfaqje të shëmtuar këtë mbrëmje në tre ekrane televizive, sigurisht në distancë, se ballafaqim live në studio nuk ka guxim të pranojë. 

Sa te njëri ekran, te tjetri, me Skype, shpërfaqi të gjithë arsenalin e tij të mashtrimeve, thjesht e vetëm për të shfajësuar veten nga megaskandali me Charles McGonigal. 

Rama nuk pranoi asnjë prej 14 aktakuzave të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, ku emri i tij përmendet si njeriu që ka korrupuar shefin e FBI. Një skandal i tmerrshëm me pasoja afatgjata për sigurinë e SHBA. 

Jo vetëm mohoi akuzat e FBI-së, por njëkohësisht orientoi edhe drejtësinë shqiptare, SPAK-un, duke i kërkuar të mos ta hetojë, sepse nuk ka çështje ndaj tij.   

E gjithë kjo parodi me protagonist të pandehurin e FBI-së ka irrituar panelin e emisionit 'Now' me Erla Mhillin në Euroneës, aq sa analisti Andi Bushati, teksa Rama fliste, braktisi studion.

"Je duke u hetuar nga FBI", iu drejtua, Bushati, Ramës, ndërsa kryeministri replikoi duke thënë se pyetjet që po i bëheshin ishin si të Prokurorisë Popullore dhe se ai ishte i pafajshëm për skandalin e McGonigal, të cilin pranoi se e kishte takuar në Kryeministri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco