SYRI TV/ Gazetari i famshëm amerikan Dan Bongino: McGonigal punoi për narrativën politike të Ramës

13:17, 28/01/2023
A+ Aa A-

‘Dan Bongino Show’, një ndër programet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nxjerrë detaje të reja nga afera e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI Charls McGonigal. Gazetari Bongino zbulon përpjekjet e Edi Ramës për të shpërndarë narrativën e tij politike në Uashington si dhe pagesat për lobimin kundër kundërshtarëve të tij politikë. Rama lakohet në narko-konspiracionin me Kartelin e Sinaloas, ku heshtja e administratës Biden ndaj këtyre akuzave vë në pikëpyetje nëse punonjësit e qeverisë amerikane janë të korruptuar nga shqiptarët

SYRI TV

Afera Rama-Mcgonigal ishte në qendër të “Dan Bongino Show’, një ndër programet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtuesi i emisioni u ndal tek aktakuza e Departamentit të Drejtësisë për Charls McGonigal, i cili kishte nxitur nisjen e hetimeve ndaj lobuesve të kundërshtareve politikë të kryeministrit Edi Rama.

“Me sa duket McGonigal në nëntor të 2017 nxiti Departamentin amerikan të Drejtësisë, për të hetuar dikë që po lobonte për këtë personin shqiptar. Dhe kaq rastësisht, ky personi shqiptar, që zyrtari i FBI-së po nxiste Departamentin e Drejtësisë ta investigojë, është një kundërshtar politik i personit që zyrtari i FBI-së e ka mik në Shqipëri, kryeministrit”.

Dan Bongino flet për rolin e gazetarit politik David Corn, i cili e shiti këtë histori në revistën ‘Mother Jones’ si një histori ruse.

“Me sa duket FBI, pasi investiguan kundërshtarin politik shqiptar të këtij zyrtarit të FBI, të shokut të zyrtarit të FBI, ata e nxorën informacionin përmes David Corn që e shet si një histori të rusëve dhe sulmon Trump. Po flasin për këtë personin, Nick Muzin, këshilltar fushate për Trump, pra entitetet me lidhje në Rusi kanë ndërhyrë në mënyrë sekrete në SHBA, në mënyrë që të ndërhynin në një zgjedhje në Shqipëri. Tani e dimë se ky zyrtari i FBI-së sipas aktakuzës po lobonte për të nxitur një narrativë politike për kryeministrin e Shqipërisë”.

Dan Bongino thekson në programin e tij se kryeministri shqiptar Edi Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa. Ai ngre pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerezit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret.      

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?”

Dan Bongino po ashtu ka evidentuar se në laptopin e konfiskuar të djalit të presidentit Biden, është gjetur një kërkesë për ndjekje në Twitter nga këshilltari jozyrtar i kryeministrit Rama, Dorian Duçka, i cili në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë kundër McGonigal identifikohet si personi B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco