Boçi: Arrestimi i McGonigal e implikon direkt Ramën, tani SPAK thjesht të marrë dosjen!

Boçi: Arrestimi i McGonigal e implikon direkt Ramën, tani SPAK thjesht të marrë dosjen!

12:27, 25/01/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Edi Rama nisur nga mijëra fakte të publikuara tashmë për bashkëpunimin e tij me ish-agjentin amerikan të arrestuar, Charles McGonigal.

“Fundi po i vjen pa lavdinë e ëndërruar!- u shpreh Boçi lidhur me skandalin e fundit ku është përfshirë kupola qeveritare. - Edi Rama, personi që ka trazuar në pazare, kulisa, krim, shit-blerje dhe korrupsion politikën shqiptare, po e merr faturën e tij të plotë nga ata që është përbetuar se do më shumë!

Arrestimi i Charles McGonigal një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së në SHBA për vizitat e paguara në Tiranë ndaj tij dhe lidhjet e këtij të fundit me një oligark rus, e implikon drejtpërdrejtë Edi Ramën! Sot ai nuk fshihet dot pas gishtit! Në foltoren e Parlamentit e tha me zë dhe figurë plot krenari: Po Charles McGonigal është miku im!

Po tani?! SPAK duhet thjesht të marrë dosjen nga partnerët! Vetëm kaq!” ka theksuar Boçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco