A e përdori Yuri Kim korruptimin e McGonigal? Berisha: Të flasë drejtësia

A e përdori Yuri Kim korruptimin e McGonigal? Berisha: Të flasë drejtësia

12:02, 25/01/2023
A+ Aa A-

Kur lideri opozitar, Sali Berisha, u shpall non-grata në SHBA, Departamenti i Shtetit tha se provat i kishin marrë nga mediat dhe OJQ-të e ndryshme.

Edhe pas insistimeve të shumta, DASH deklaroi se këto informacione kanë ardhur nga këto burime.

Por në një intervistë televizive, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmendi se është përfshirë edhe FBI, diçka që nuk është thënë kurë.

Pyetja që lind tani kur doli në pah se Edi Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI, se cilat janë implikimet e mëtejshme për skandalin e shpalljes non-grata?

Gjatë konferencës së sotme, kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet për këtë çështje.

“Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.

Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm.

Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco