Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL-së, Ilir Meta marshon drejt 'Bulevardit të Shpresës'

Gjiknuri e ‘konfirmon’: ‘Shashka’ e 21 janarit për të mbuluar skandalin e dosjes së Ramës në SHBA

Gjiknuri e ‘konfirmon’: ‘Shashka’ e 21 janarit për të mbuluar skandalin e dosjes së Ramës në SHBA

10:58, 25/01/2023
A+ Aa A-

Damian Gjiknuri, i cili njësoj si Edi Rama është i kapur ‘mat’ në çështjen që ka tronditur Amerikën, doli në një konferencë për shtyp për të mos thënë asgjë konkrete.

Por mbi të gjitha, Gjiknuri konfirmoi atë që kishte shkruar SYRI një ditë më parë, se ‘shashka’ e 21 janarit që u prodhua me shpejtësi në media, kishte për qëllim që të shumonte skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës në SHBA.

Pikërisht sot, Gjiknuri, që rrallë shfaqet në media, tha se vëmendja duhet të përqendrohet te çështja e 21 janarit dhe jo te mega-skandali i dosjes amerikane të Edi Ramës.

“Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje,” tha Gjiknuri, duke deklaruar se ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK për këtë çështje.

Ish-drejtuesi i lartë i FBI, Charles McGonigal, u arrestua të shtunën e kaluar në aeroport, kur sapo ishte kthyer nga një udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ish-zyrtari i lartë i FBI do bëhej kështu funksionari më i rëndësishëm i agjencisë që arrestohej me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me oligarkët rusë.

Por ndërsa lajmi ende nuk ishte bërë i ditur në median amerikane, valët kishin mbërritur deri në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është ndër njerëzit që përmenden më shpesh në dosjen e hetuesve amerikane për McGonigal. Ai dyshohet se ka orkestruar korruptimin e McGonigal për llogari të ndryshme.

McGonigal do dilte në gjyq të hënën, ndaj deri atëherë, duhej prodhuar një shashkë për të hequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar, që me siguri do të shokohej nga fakti se kryeministri i tyre kishte korruptuar zyrtarin më të lartë të FBI dhe ishte pjesë e një dosje hetimore përvëluese në SHBA.

Shpikja për të devijuar vëmendjen nga mega-skandali ishte një shashkë të dielën për ngjarjet e 21 janarit. Bëhet fjalë për një audio, që nuk është audio. Një përgjim që nuk është përgjim. Një transkript që nuk është transkript. Është thjesht një trillim në mendjet e atyre që duan të shpikin diçka për të krijuar mjegull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco