Shtypi grek: Kryeministri grek do të pritet nga Rama dhe Kumbaro

Shtypi grek: Kryeministri grek do të pritet nga Rama dhe Kumbaro

11:08, 22/12/2022
A+ Aa A-

Athinë - Gazeta greke Kathimerini ka njoftuar sot mbi vizitën e Kryeministrit grek në disa bashki në jug të Shqipërisë.

Kathimerini shkruan: “Kryeministri Kyriakos Mitsotakis po viziton Himarën, Livadhjanë dhe Derviçanin, vizitë që ishte planifikuar për të mërkurën e 7 dhjetorit dhe ishte shtyrë.

Kryeministri do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit të Greqisë.

Në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministri grek do të pritet në Derviçan nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, ndërsa në Livadhja nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro,” përfundon gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco