Balliu: Rama, djali i xhelatit kurdisi aktin naziskin ndaj liderit historik, Sali Berisha

Balliu: Rama, djali i xhelatit kurdisi aktin naziskin ndaj liderit historik, Sali Berisha

16:29, 06/12/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, përmes një statusi në rrjete sociale ka dënuar sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Balliu shprehet se Edi Rama është i biri i një xhelati dhe horri nën urave të Parisit që kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik të PD-së.

Shefi i Organizimit në PD shprehet më tej se skizofreni pensionist, Edi Rama, është i tronditur nga leximi që do t'i bënin mysafirët europianë, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të tij kriminal.

Statusi i plotë i Balliut
Rama, djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik. Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha.  

Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i marrë peng nga policia e fshehtë e një vendi ku tregtonte ikonat e vjedhura dhe njëkohësisht ushtronte profesionin më të vjetër të botës, u përpoq të frenonte protestë e opozitës, me shpresën e çmendur që të largonte Berishën nga udhëheqja e saj.   

Skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal.  

Askush që e njeh nuk habitet. Jeta e përnatshme e këtij njeriu dhe e përditshme lëviz përmes ngjarjesh të dhunshme kriminale të skeduara si cilësi të botës së krimit.  

Ai zbuloj sot përpara ndërkombëtarëve që ka mashtruar, blerë apo korruptuar portretin e tij fashistoid. Që do të thotë se nuk pajtohet dot me njerzit e lirë dhe lirinë e popullit.  

Ai duhet të harrojë totalisht se nuk do arrijë kurrë të prodhojë një Vanderlybe.  Ai është autori, regjisori dhe producenti. E ka kuotën e duhur të ligësisë dhe çmendurisë si dhe pasurinë e vjedhur, me të cilën shpreson se do të blejë mosndëshkimin e tij.  

Sali Berisha është një njeri i shenjtë për demokratët dhe është kjo cilësi e tij që do të rrisë dhe fuqizojë ortekun e lirisë që po vjen. I bëj thirrje Ambasadës Amerika dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco