Vrasjet në Elbasan/ ‘Prokuroria fshiu përgjimet e politikanit Taulant’

10:18, 22/11/2022
A+ Aa A-

SYRI TV

Lidhjet e politikës me bandat e Elbasanit nuk janë veç deklarata dhe akuza politike, emrat e politikave të lartë kanë dalë edhe në gjykatë, ku Ardian Çapja akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri.

I akuzuari Çapja, teksa deklarohet i pafajshëm, jep edhe detaje tronditëse, ku deklaron para gjykatës se në lidhje me disa ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan, është një politikan i lartë me emrin Taulant. Ardian Çapja i kërkon prokurorit të zbardhë vrasjen e avokatit Ravik Gurraj, e aty do të zbardhë shumë lidhje të politikës me krimin, duke dëshmuar dhe telefonatën me Taulanti, që e cilëson politikan i lartë.

“Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia, që më janë bërë 3 atentate, 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016, unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant.

Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit, përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja.

Vrasja e avokatit Ravik Gurraj lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve.

Unë s’kam lidhje me vrasjen e vitit 2012, sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurraj, ke tri telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin, bëj drejtësi. Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin" - është shprehur Çapja në gjykatë.

Më tej Ardian Çapja tregon edhe një tjetër episode ku prokurori i rrethit nuk ka pranuar kallëzimin e tij, pasi në përgjimet për atë ngjarje ka dalë edhe emri i politikanit Taulant.

“Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj, je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos-hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, ka thënë Ardian Çapja në gjykatë.

Gjatë seancës Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin, bashkëpunëtorin e drejtësisë, ku i kërkoi që të tregonte të vërtetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës. Gjithashtu, i akuzuari për vrasjen e babë e bir, tregon se si u ndalua nga policia, ndërsa jep alibinë se atë ditë nuk ka qenë në Elbasan, por jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco