Noka: Incineratorët dhe porti i Durrësit mega afera, Rama dhe Basha duan të vjedhin shqiptarët

Noka: Incineratorët dhe porti i Durrësit mega afera, Rama dhe Basha duan të vjedhin shqiptarët

09:03, 06/09/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se PD-ja ka si qëllim vetëm rrëzimin e Edi Ramës dhe triumfin e opozitës.

Sipas tij, incineratorët dhe porti i Durrësit janë dy mega afera të cilët janë shndërruar në një gropë thithëse për paratë e shqiptarëve.

Noka: Agjenda ka një qëllim; fuqizimin e PD-së dhe përballje me regjimin deri në rrëzimin e tij me fitoren e opozitës me aleatët. Të gjithë ata që duan me të vërtetë një ligj që e ndan Shqipërinë nga e shkuara duhet të kthejnë ligjin e lustracionit që ka miratuar PD-ja dhe e ka sulmuar në kushtetuese Edi Rama. Ai është një ligj i plotë që jep përgjigje çdo çështjeje të tillë. Çdo gjë tjetër ka qëllim për të shmangur fokusin e shqiptarëve nga aferat.

Incineratorët janë gropa thithëse të parave të shqiptarëve. Sigurisht është megaaferë edhe porti i Durrësit ku Vuçiç i ka sjellë mikun e tij për të ndërtuar dhe vjedhur tokën e portit të Durrësit për të ndërtuar Rama e Basha një lagje për të pastruar para e të rrjepur shqiptarët. Këto janë dy megaafera që opozita duhet të ketë dhe nuk duhet t’iu ndahet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco