Balliu: Atje ku u strehuan afganët, Rama çoi 'talebanët'! Resorti është justifikimi, media është qëllimi

Balliu: Atje ku u strehuan afganët, Rama çoi 'talebanët'! Resorti është justifikimi, media është qëllimi

22:15, 05/09/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka folur për aksionin e IKMT te “Prestige Resort”. Balliu tha se resorti është justifikimi, media ishte qëllimi. Sipas tij, Rama ka një filozofi shkatërrimi, dhe atje ku u strehuan afganët, çoi talebanët.

“Rama ka ndenjur aty gjithë ditën, gjithë natën, ka bërë aktivitetet për qeverinë. E vërteta është që kjo është vetëm e vetëm për politikën që ka denoncuar News24. Është denoncuar korrupsioni në Dogana, janë denoncuar punësimet nepotike.

Këto denoncime janë arsyeja pse shkon atje. Resorti është justifikimi, media është qëllimi. Sot ju keni një qeveri, e cila në filozofi ka shkatërrimin. Dhe kur thotë po ndërtoj një rrugë, në brendësi është shkatërrimi, shkatërron shtëpi, biznese. Filozofi bandash.

A është kjo hera e parë? Jo, çfarë ndodhi me Agon Channel. Te Ora News aksion, donin të hiqnin gazetaren. Vidhen paratë e qytetarëve, News24 e denoncoi. Atje ku u strehuan afganët, çoi talebanët. Në një ditë pushimi, dje, sot ishte pushim çoi ruspat. Këtu kambanat nuk bien vetëm për News24, bien për të gjithë. Kjo ka lidhje me lirinë e medias”, tha Balliu.

Sipas Klevis Balliut, kryeministri Edi Rama do që të kontrollojë gjithçka në Shqipëri, çdo fjali.

“Për këtë është gati të shkatërrojë gjithçka. Si shkatërrohet turizmi. Gjithë ata të huaj shohin çfarë bëhet në Shqipëri. Ky për pushtetin e vet ka futur partnerët e vet në burg. Lekët e inceneratorëve i merr ky.

Ka dhe një anë morale, jemi një shoqëri që ka ca tradita. Nuk përmbyset kupa ku hahet buka. Këta janë një grup banditësh që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka për interes të pushtetit.”-theksoi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco