Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kryemadhi: Rama do largohet me votë, pasi shqiptarët ta bombardojnë me protesta

21:34, 05/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shprehet se protestat e shqiptarëve do të largojnë Edi Ramën. 

Në Çim Peka Live, Kryemadhi tha se Rama do të largohet me votë, pasi ta bombardojnë me protesta shqiptarët.  

Monika Kryemadhi: Unë, e para, duhet të mendoj si të protestoj. Janë 189 milionë dollarë pastrim parash te inceneratori i Tiranës. Cili është aksioni opozitar? Ka protestën. Fillon edhe me një gjimnazist që i hiqet e drejta për të studiuar, edhe me një student që nuk i jepet bursa, protesta fillon edhe me një mësuese që hiqet nga puna për arsye politike. Ne duhet të bashkojmë të gjitha pikat e ujit për të krijuar oqeanin e opozitës. 

Daniel Serwer, pas djegies, më tha ka qenë një nga gabimet tuaja më të mëdha, ccfarë fituat ju? Pasi më tha që djegia e mandateve i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës, pasi më tha që mos bojkoti zgjedhjet lokale, është gabim i madh, ose të paktën regjistroni komisionerët, ne nuk regjistruam as komisionerët, një skenar perfekt. Tha, edhe Millosheviçi me votë ka ikur. Po, i thashë, me votë, por pasi e bombardoi NATO. 

Edhe historia e votës, edhe ky me votë do të ikë, por pasi ta bombardojnë shqiptarët me protesta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selim rroshi06/09/2022 03:11

Po edhe Lulushi po ashtu thoshte asnje presje me shume. Edhe Lulushi u shqep ne cadra e protesta po se rrezoi dot me vote regjimin. Diktaturat ushtrojne dhune qe te mbahen e vetem me dhune hiqen. Ku jeni ju me ortekun e Shtatorit.

Shto koment

Denonco