Shkullaku: Nëse mbahen zgjedhjet, qytetarët s'e votojnë Ramën! Kush i bën llustra qeverisë, është pjesë e regjimit

21:17, 05/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv situatën politike në vend. Ai deklaroi se jemi në një fazë shumë të avancuar të instalimit të një regjimi nga qeveria e Ramës ndërsa shtoi se tashmë qytetarët e kanë të qartë situatën dhe në zgjedhje nuk do t’i votojnë.

Shkullaku u shpreh se Rama po tenton hapur të eliminojë me ligj opozitën, ndërsa shtoi se kushdo që i jep një llustër ‘demokracie’ mazhorancës, është padyshim pjesë e regjimit.

"Po tenton hapur të eliminojë me ligj opozitën politike, siç eliminoi po me ligj bashkimin e opozitës në koalicion parazgjedhor, përmos marifeteve për blerjen e votës, janë kapur institucionet.

Çdo element politik e mediatik që përpiqet të krijojë një fasadë që s’kemi të bëjmë me regjim por me një mazhorancë politike me të cilën mund të negociohet, këto janë të tejkaluar.

Votuesit, elektorati i ka shmangur. Nesër këta të marrin në dorë opozitën, të garantoj se s’do marrin asnjë votë nëse shkojnë në zgjedhje.

Cilido që përpiqet t’i japë regjimit një lustër demokratike apo normale, është pjesë e këtij regjimi.

Jemi në një situatë shumë më të avancuar. E kemi thënë që në 2017, por sot besoj se s’ka shqiptar e socialist që nuk e di situatën reale.”-tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco