‘E hoqën nga puna pas 20 vitesh në arsim’/ Vokshi: Nuk e duan Doktoreshën e Shkencave, duan patronazhistët

‘E hoqën nga puna pas 20 vitesh në arsim’/ Vokshi: Nuk e duan Doktoreshën e Shkencave, duan patronazhistët

18:16, 03/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar një tjetër rast skandaloz në arsimin shqiptar, ku një Doktore Shkecash është hequr nga puna edhe pse kishte shërbyer prej 20 vitesh në arsim.

‘Nereida Omeri Doktore Shkencash, kryefamiljare me dy fëmijë jeton te prindërit pensionistë pasi e hoqën nga puna pas 20 vitesh duke shërbyer në arsim’, shkruan Vokshin në Facebook.

Sipas Vokshit, edhe pse nga Qarku Elbasan, Ministrja Evis Kushi, nuk ka sy për të aftët, por për patronazhistët apo militantët, pasi nuk i duan të aftët, sepse duan të sundojnë më lehtë.

Postimi i plotë:

Kjo është Nereida Omeri, doktore shkencash,

Ka dy fëmijë dhe është kryefamiljare

Arsimtare për 20 vite, së fundmi nëndrejtoreshë në Gjimnazin Tomorr Sinani, Cërrik.

E hoqën nga puna pasi i thanë që ishte shkurtuar pozicioni i nëmdrejtoreshës. Drejtori i Zyrës Vendore Koco Komino e hoqi nga shkolla duke i thënë që do e conin në një vend tjetër. I bënë kontratë me afat.

Por, prej tre vjetësh, Nereida është pa punë, pa shtëpi, e jeton me prindërit pensionistë.

Neraida është e para, me pikët maksimale në portal në Cërrik dhe Belsh, por i thonë që nuk ka vende të lira.

“Jetoj me prindërit, sepse nuk ja dal dot me qira, pasi jam e papunë. Ky është fakti, lufta për kafshatën.” - thotë Nereida.

Prej 3 vitesh kërkon të drejtën e saj. Edhe pse Doktore shkencash, edhe pse kryefamiljare, asnjë mbështetje nga Ministria e Arsimit apo zyra arsimore vendore.

Nereida nuk klrkon lëmoshë, kërkon të drejtën e saj!!

Ndërkohë, edhe pse nga Qarku Elbasan, Ministrja Evis Kushi, nuk ka sy për të aftët, por për patronazhistët apo militantët.

Nuk i duan të aftët, sepse duan të sundojnë më lehtë.

Kjo duhet e do të marrë fund!!

#arsiminërrezik

#Shqipërianërrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj03/09/2022 19:49

Meqë njerëzit kanë rënë në gjumë... Zoti ua marrtë hakën!!!

Shto koment

Denonco