Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama: Do pyes qytetarët dhe do i publikoj pagat e shqiptarëve çdo vit

11:18, 16/05/2022
A+ Aa A-

Mega-skandali i publikimit të pagave shokoi shoqërinë shqiptare dhe bëri bujë edhe në botë. 

Por si me rastin e patronazhistëve, edhe këtu Rama nuk sheh asnjë skandal. Madje ai deklaroi se sërish do e përdorë Këshillimin Kombëtar, që publikimi i pagave të shqiptarëve të bëhet rutinë.

Rama tha sot se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar, do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit.

“Mendojmë se është e udhës t'i pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë, ka disa vende, thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhën publike çdo vit, njëherë në vit, është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Kujtojmë se Rama e përdori Këshillimin Kombëtar për qëllimet e tij politike, teksa sondazhi ishte skandaloz dhe aspak një pasqyrim i opinionit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi16/05/2022 14:16

Absolutisht nuk eshte e drejte. Paga dhe negocimi i pages mbetet konfidencial dhe duhet te ruhet ashtu sikurse dhe kontrata/marreveshja punedhenes - punemarres. Nese flitet per idene e evazionit fiskal, thjesht kush po i ble apartamentet dhe vilat mbi 100.000 Euro te kerkohet llogari nese e justifikon

Arberi 16/05/2022 12:39

Publiko cdo vit sa miljon € ke vjedh o shpifsire

Shqiptaro-Amerikani16/05/2022 12:32

POSHTËRSITË E NARKO-SATRAPIT MAFIOZ PUTINIST TË SURRELIT NUK KANË TË SOSUR! ÇDO KRIM DHE KUNDRALIGJSHMËRI PENALE, KY PLEHRË PO E LEGALIZON DHE PO E PËRLIGJ. PSE NUK E THOTË, SE NË CILËT VENDE PUBLIKOHEN PAGAT E NJERËZVE, NJË HERË NË VIT??!!! JAM DAKORD QË INSTITUCIONET PËRKATËSE LIGJORE, LIGJZBATUESE DHE SHTETËRORE PËR ARSYE KONTROLLI FINANCIAR DHE VEPRIMTARIE EKONOMIKE APO SHOQËRORE TA KETË KËTË INFORMACION ZYRTARISHT. POR KURRSESI QË KY INFORMACION PERSONAL TË VIHET NË DISPOZICION TË PUBLIKUT. PO LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE ÇFARË PËRMBAN DHE DERI KU E ARRIN FUQINË E TIJ?? ÇFARË I MBETET SEKRET QYTETARIT QË NUK E DI PUBLIKU, ADRESA E SHTËPISË, NUMRI I PJESËTARËVE TË FAMILJES, APO NUMRI I KËPUCËS?? PËR TË SHPËTUAR VETEN DHE NARKO-BANDËN E TIJ KRIMINALE NGA PASOJAT E KËTYRE SKANDALEVE DHE KRIMEVE SKANDALOZE, EDVINI PO PËRPIQET QË T'I PËRLIGJI DHE T'I DEKRIMINALIZOJË TË GJITHA AKTET E TIJ KRIMINALE!! KY ËSHTË NJË KRIM MBI KRIMET!!!

Shto koment

Denonco