‘Nuk më jepni leksione në anglisht! Kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Shqipërisë’

‘Nuk më jepni leksione në anglisht! Kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Shqipërisë’

11:23, 11/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deliroi në konferencën e tij për shtyp. Në një fjalim të gjatë dhe me përgjigjet alla-Fidel Kastro, ai u mundua ta maskonte me fjalë atë që ishte sulmi më i rëndë ndaj drejtësisë në vend.

Në një presion të hapur, Rama orientoi SPAK-un dhe drejtësinë e kë duhet të hetojnë, duke mos kërkuar për asnjë moment që të hetohet qeveria e tij, e cilësuar si qeveria më e korruptuar në planet.

Ai u lëshoi një sfidë të hapur ndërkombëtarëve, kur u tha se: “Mua nuk më jep askush leksione për ndërhyrjen në drejtësi, as shqip dhe as anglisht, as frëngjisht," përsëriti Rama disa herë.

Të gjithë atyre që thonë se reformën në drejtësi e kanë bërë të huajt, Rama tha se atë e ka bërë vetëm ai.

Rama deliroi duke thënë se kjo është reforma më e madhe në historinë e Shqipërisë. Paradoksalisht e tha këtë teksa shfrynte kundër kësaj drejtësie, duke thënë se ajo po kap vetëm cironka me dinamit.

“Unë kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Shqipërisë: reformën në drejtësi. Të cilën e kemi bërë ne, më mbështetjen e pakursyer të SHBA. Po të mos donim ne dhe po të isha unë në gjatësi vale me liderët e tjerë të politikës shqiptare, ta harroni se do ndodhte kjo. Harrojeni se do ndodhte kjo. Nuk na e bënin dot me detyrim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Naftetari n ngordhje11/05/2022 12:02

Ky perversi ka gojë dhe flet dhe ka të drejtë , sepse opozita është akoma në gjunjë. Vetëm në kohën e qeverisjes së këtij janë ndërruar 12,-13 kryeadministratori në Albpetrol sha. Dy të fundit: Mjekë veterinere dhe tani një muzikant Skandal. Numerojani mirë fletët e votimit Ibsenit, edhe pse shumë i hidhët.

revolta11/05/2022 11:43

...eshte pranvere e te semureve si puna e ketij fillojne tu prishen ekuilibrat psiko-emocionale...aman, ore, permbahu se mos na ben ndonje hata e na len jetim..!!

Shto koment

Denonco