EurActiv: Punonjësit e shëndetësisë po largohen në masë nga Shqipëria, Ramës nuk i bën përshtypje

EurActiv: Punonjësit e shëndetësisë po largohen në masë nga Shqipëria, Ramës nuk i bën përshtypje

11:20, 07/05/2022
A+ Aa A-

Nga Alice Taylor, EurActiv

Një raport i kohëve të fundit ka detajuar se si mijëra punonjës të shëndetësisë emigruan në Gjermani më 2020, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpërfillur shqetësimet për humbjen e punonjësve të kualifikuar në sektorët kyç.

Fondacioni Evropian i Trajnimit publikoi një raport javën e kaluar që jep detaje mbi eksodin masiv të punonjësve të kualifikuar, përfshirë një numër të madh të rinjsh. Situata është veçanërisht shqetësuese për mjekët e infermierët, dhe përfshin edhe psikoterapeutë, dentistë e farmacistë, që të gjithë të kërkuar në Shqipëri. 

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria ka numrin më të ulët në Evropë të mjekëve e infermierëve për kokë. Më 2019, 18% e stafit të kualifikuar mjekësore punonte jashtë, prej të cilëve 765 doktorë shqiptarë punonin në Gjermani – një rritje 21% krahasuar me një vit më parë. Shumë të tjerë besohet të jenë larguar që atëherë teksa numri i emigrantëve shqiptarë shkoi në 42 mijë më 2021.

Mungesat u ndjen sidomos gjatë pandemisë, me kapacitetet e spitaleve të tejngarkuara në maksimum. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në dukje edhe se Shqipëria ka një nga raportet më të ulëta doktor-pacient në glob.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ia vuri fajin Partisë Demokratike në opozitë, duke deklaruar se nën drejtimin e Partisë Socialiste për katër vjet që nga 2013-a vendi nuk mundi të nxirrte doktorë specialistë. Që më 2018, ka 309 doktorë më tepër në sistem dhe janë punësuar mbi 600 doktorë e 2400 infermierë, shtoi ajo. 

Në shkurt 2022, një student mjekësie sfidoi Ramë gjatë fjalimit të kryeministrit në ceremoninë e diplomimit, duke e pyetur nëse ishte i vetëdijshëm që të vetmit persona që po diplomoheshin ishin arta që mund të përballonin kostot e larta të arsimit publik. 

Rama e mohoi që kjo të ishte e vërtetë dhe i tha studentit të mjekohej. Më pas tha se mjekët e infermierët nuk po largoheshin në masë nga vendi.

Faktoje.al pyeti Urdhrin e Mjekut në Shqipëri se si ka ndryshuar numri i mjekëve në vend midis 2014 e 2022. Institucioni u përgjigje se nuk ka të dhëna për 2014 e 2015, ndërsa të dhënat për vite të mëvonshëm “po përpunohen”.

Informacion iu kërkuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por ajo nuk u përgjigj. Ministria nuk u përgjigj as pas një ankese të depozituar në Komisionin e Informacionit. Komisioni më pas thirri një takim midis Faktoje dhe ministrisë. Një ditë para takimit, ministria u përgjigj duke dhënë numrin e spitaleve në vend, jo numrin e personelit. 

Ndërkaq, një raport nga Sëbashku për jetën më 2021 detajoi mangësitë e personelit mjekësor në vend. “Shqetësimi kryesor është mungesa e mjekëve, përfshirë praktikuesit e përgjithshëm / mjekët e familjes dhe specialistët. Aktualisht, ka një mungesë prej rreth 330 mjekësh të përngjitshim dhe 250 mjekësh specialistë”, thotë raporti. 

Mungesa e doktorëve dhe infermierëve në sistemin shqiptar u vu në dukjes edhe në një raport të OSBE më 2021. 

“Shqipëria ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, çka përfaqëson numrin më të ulët në Evropë... Një numër burimesh raportojnë mangësi domethënëse në burimet njerëzore në spitale, sidomos në zonat rurale, për shkak të emigrimit të mjekëve të përgjithshëm dhe specialistë”, thotë raporti. 

Situata është veçanërisht shqetësuese pasi gjatë dekadës së ardhme rastet e sëmundjeve jongjitëse, si kanceri e diabeti, pritet të rriten shumë. Kjo vjen për shkak të efekteve të pandemisë së Covid-19 dhe popullsisë në plakje të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES07/05/2022 17:02

SOT SPAK ESHTE ZENE ME TE VERTETE KAPS NGA RAMA DHE NARKO-BANDA E TIJ! NUK KISHTE SE SI TE NDODHTE NDRYSHE ME KAPS-in E PARTISE SOCIALISTE, TE NDODHTE NDRYSHE ME KETA PALACIO TE KAPS, NUK KISHTE SE SI???!!! PASI KETA TE SPAK I ZGJODHEN KASTILE TE KORRUPTUAR DHE ISH-SIGURIMSA VETE NDYRESIRAT E KPK, KPA DHE ONM. I ZGJODHEN TE DHJERE DHE TE PERMJERE, TE SHANTAZHUESHEM, TE KORRUPTUAR, TE KAPUR DHE KOMPLET TE DHJERE, QE T'I KISHIN NEN KEMBE DHE T'I PERDORRNIN KUNDER KUNDERSHTAREVE SI ATA QENTE SSSSSKAPE, KURDO QE T'IU DUHESHIN!!! DHE JA SOT VETE RAMA KERCENON, TREMB DHE TMERRON SKAP-in E VET, DUKE I URDHERUAR QE T'I LARGOJNE DUART NGA DVORANI DHE T'I DREJTOJNE KTHETRAT NGA SALI BERISHA DHE NGA ILIR META!!! PSE NUK FLET KIMETJA PER KETE, QE NA RRUOFTE BYTHEN, NA RRUOFTE!!!???? PSE NUK FLET SORECA , NA HENGERT MUTIN, NA HENGERT ME GJITHE ATE TE OSBE/ODIHR!!!??? VETEM NJE REVOLUCION E MADH DHE I FUQISHEM DEMOKRATIK POPULLOR ME BAZE TE GJERE E PERMBYS KETE NARKO-REGJIM FASHISTO-SOROSIAN DHE PUTINISTO-KOMUNIST TE NARKO-SATRAPIT KRIMINEL TE SURRELIT!!! TE GJITHE SHQIPTARET, NESE DUAN TE SHPETOJNE NGA KY REGJIM KRIMINAL, TE SHPETOJNE VETEN DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TYRE, DUHET TE BASHKOHEN DHE TA RREZOJNE ME VOTE PLEBISHITARE POPULLORE KETE QELBESIRE QE SI NJE KUCEDER E EGER QE NXJERR VETEM ZJARR VDEKJEPRURES NGA GOJA, PO SHAKTERRON DHE PO SHKRETON TE GJITHE SHQIPERINE!!!!

Shto koment

Denonco