VIDEO-SYRI TV/ Rama heq përgjegjësitë: Unë jam për të udhëhequr, nuk bëj ligje! Nuk i mbaj mend mbledhjet e qeverisë

12:44, 23/02/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i hoqi përgjegjësitë nga vetja e tij për çështjen e inceneratorëve, duke thënë se ai ka detyrën të udhëheqë, për të tjerat merret makineria shtetërore.

Sipas tij, ligjet i bën makineria shtetërore.

“Kryeministri zgjidhet për të udhëhequr dhe të udhëheqësh do të thotë çfarë dhe pse. Çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë këtë gjë. Ka një makinë të tërë shtetërore që është aty për të bërë punën e vet me të gjithë hallkat e këtij zinxhiri. Kjo është ajo që mund t’u them.

Unë dua të dëshmoj këtu si kryeministër dhe duhet të më bëni pyetje si kryeministër. Ju nuk e dini se si funksionon mbledhja e qeverisë dhe nuk ju vë faj se nuk keni qenë. Mbledhja e qeverisë është kurorëzimi i një procesi legjislativ që fillon nga sektori bazë, i cili është në nevojë për aktin në fjalë, në kombinim me sektorë të tjerë. Kalon të gjithë ato filtra dhe vjen te unë. Prandaj u thashë që kryeministri është për atë se ku do shkojmë? Si do shkojmë? Si do e bëjmë? Për të tjerat janë gjithë makineria shtetërore,” tha Rama.

I pyetur konkretisht nëse i mban mend mbledhjet e qeverisë ku janë marrë vendimet për inceneratorët, Rama ironizoi duke thënë se mban mend vetëm një mbledhje.

Unë nuk refuzoj t’i përgjigjem asnjë pyetje, por ju duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër. Mos më ndërhyni se nuk e kam zërin melodiozë. Nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja, por për t’i dhënë përgjigje pyetjeve. Unë mendoj se jo të gjithë qytetarët e kanë të qartë si funksionon mbledhja e qeverisë. Edhe unë nuk dija derisa shkova.

Unë i përgjigjem pyetjeve një për një, por kur ju më pyesni, a e mban mend ti në datën filan mbledhjen? Sikur është ndonjë mbledhje ku është marrë vendimi për të sulmuar ku e di unë se kë. Pse duhet të mbaj mend unë mbledhjen e qeverisë? Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie. Nuk e mbaj mend. E vetmja mbledhje qeverie që unë mbaj mend është ajo kur kam vënë fotografinë e Ismail Qemalit”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2022 14:05

Ti or zullap nuk je udhëheqës, sikurse pretendon, nuk ke faj se e ke mbushur parlamentin me spiropallesha që puthin tokën ku ti shkel e ti ndihesh si udhëheqës i zbritur nga qielli. Ti nuk ke haber nga drejtimi i shtetit dhe nga kushtetuta e ligjet. Ti je vetëm një nga kollonat e Shtetit që fillon me Parlamentin, me Presidentin e Republikës, vazhdon me Kryetarin e Qeverisë, (pra ti je vetëm shoferi i asaj makinerie që përmende), një kollonë tjetër është Sistemi i Drejtësisë. Pra o pallosh nuk ka më udhëheqës në Republikën e Shqipërisë, ka vetëm punonjës që shërbejnë përkohësisht në zbatim të ligjit. Pra ligji është Udhëheqësi. Por ti o halldup duke blerë me lekët e krimit dhe duke shpërdoruar postin , pushtove (vodhe, zaptove ) çdo pushtet, përfshirë edhe opozitën, tani të duket vetja “udhëheqës”, si dikur enver dulla. Ti je për tu mbyllur brënda e çelësat në det. Tik tak … po vjen ora.

Lulzimi23/02/2022 13:13

si qytetar i lirë mund të dalësh rrugëve si të duash...por ka dhe ambiente që nuk ta lejojnë: zyra, hotele, lokale....; Por Kryeministri përgjigjet perpara Ligjit për gjithshka që firmos ai, duke shpëdoruar retyrën e dëmtuar vendin e individët e ata që firmosin me "urdhër e porosi" të tij. Edvin mos spekullo se ke emëruar të tutë ne SPAK... Mos bej trimin se nuk ka opozita forcë te te shpjere ne Reç

DEMOKRATI I BAZS23/02/2022 13:10

HAJDE MENDER KRYEMINISTER HAJDEEEEE!! KA 1 ORE QË NUK FLET SI KRYEMINISTËR POR VETËM BËN SI LLAXHORET E LAGJES, SI JEVGAT BRRAKËS KUR ZIHEN ME NJËRA TJETRËN, BËN SI ATA ÇUNAT LANGARAQ DHE RRUGAÇ TË MËHALLËS KUR KAPET DUKE VJEDHUR GJËNË E SHOKUT!!!! JEP LLOGARI DHE PËRGJIGJU O HAJDUT, DHE LËRI DËNGLAT E MOS U HIDH NGA NJË DEGË FIKU TEK DEGAT E SHEGËS SE DO TË SHPOSH BYTHËN KEQ ME GJEMBA SHEGE!!! TI, DIHET QË DO TË DALËSH PA U LAGUR FARE, MJERË ATA QË TË SHËRBYEN TY DHE PO I SHET E DO T'I SHESËSH NJË E NGA NJË SI FIQTË E LALI PLEHUT TEK PAZARI I RI!! MJERË ATA QË DO TË HANË BURGUN DHE T'I DO TË GAJASESH DHE DO TË TALLËSH BYTHËN ME FATET E TYRE TË ZEZA!!!

specialisti23/02/2022 13:10

Por udheheqja behet me shkresa Vendime e Ligje e jo me llafe me the bej keshtu i thash bej ashtu. E per to mbahet pergjegjesi

Tulipano 23/02/2022 13:06

Figlio di PUTANA. Mai una volta ha perso le sue responsabilità.

Shto koment

Denonco