Pas Ngjelës, edhe Irfani siguron Bashën për trupat amerikane në seli

Pas Ngjelës, edhe Irfani siguron Bashën për trupat amerikane në seli

15:00, 07/01/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe Irfan Hysenbelliu i është bashkuar ‘klubit’ të Spartak Ngjelës, i cili deklaron se në Shqipëri, SHBA do të sjellë trupa speciale kundër Sali Berishës.

‘Berisha protestë më 8 Janar, SHBA sjell komandën speciale në Shqipëri, Yuri Kim: Gur stabiliteti në rajon’ është kryeartikulli i sotëm.

Këtë e shkruan në gazetën e tij, në lidhje me lajmin që SHBA do të vendosë në Shqipëri komandën operacionale.

E kjo deklaratë e ardhur dy ditë para protestës së 8 Janarit, ka nxitur skenarët konspirativ, duke aluduar për ndonjë lidhje mes këtyre të dyjave.

Këto deklarata qesharake ka kohë që i bën Spartak Ngjela, i njohur për thëniet e tij se ‘është i dërguar i FBI-së’ në Tiranë.

E sot njësoj si Ngjela, ka vepruar edhe Irfani duke siguruar Bashën se trupat amerikane do t'i ketë në seli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco