Për krahasimi me Ramën gjatë protestës, kreu demokrat Berisha tha se, “bëhet nga opozita e opozitës që paguhet nga Sorosi”.
Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, a keni një qëndrim për faktin që dje protesta e qytetarëve u zhvendos para selisë së Partisë Demokratike, a gjykoni se ka një përpjekje për të sulmuar dhe defaktorizuar Partinë Demokratike?
Sali Berisha: Tani, ai ishte një akt, një provokacion i vogël, por ne kemi thënë dhe unë prapë u them demokratëve se gjethet, degëzat nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste rinore qytetare.
Natyrisht thirrjet, përpjekja për të krahasuar Ramën me Berishën, janë që të gjitha, lidhen me opozitën e opozitës, vegël e qeverisë.
Janë dhe të disa individëve, grupeve të vogla të paguara nga armiku i përjetshëm i saj i lirisë Xhorxh Soros dhe fondacioni i tij.
Kështu që thirrja ime për demokratët është të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, të mos harrojnë se ata janë fibra më e fuqishme opozitare e vendit. Ata qëndruan dhe qëndrojnë si opozitë e pamposhtur dhe kanë dalë pas zgjedhjeve, kanë bërë punë të jashtëzakonshme për t'i faktuar botës mungesën e legjitimitetit të Edi Ramës dhe të mandatit të tij të katërt.
Dhe ja kanë dalë.
Me 8 protesta të mëdha kombëtare kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira të ndershme.
Mos harrojnë, çdo demokrat nuk duhet të harrojë se protesta aktuale, përfaqësuesit e saj, kanë 5 kërkesa të cilat nuk ka anëtar, simpatizant apo mbështetës i Partisë Demokratike që nuk i firmos.
Kanë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.
Kanë anulimin e ligjeve të mbrojtjes së mjedisit, të zonave të mbrojtura dhe korporatës së investimeve strategjike, kundër të cilave Partia Demokratike ka luftuar me vendosmërinë më të madhe në komisionet parlamentare, në parlament dhe në gjykatë.
Pra, edhe një herë demokratë e demokrate, krenarë për qëndrimet e pamposhtur, mbështeteni me të gjithë forcën tuaj këtë protestë jashtë çdo konotacioni partiak, mbasi është e pavarësisht se opozita e opozitës, vegël e qeverisë përpiqet ta përvetësojë, po s'përvetëson dot kurrë, as me një megafon as me pesë megafona, absolutisht jo.
Janë, e kam thënë, janë ta përsëris prapë, Deletidron, janë si ajo miza, që i ngjitet kalit apo buallit dhe kujton se po tërheq karrocën.
Kjo nuk duhet të pengojë demokratët, pa një mbështetje të fuqishme, pa gjetur një triumfin e plotë të kësaj lëvizje rinore qytetare.
Faleminderit.
© SYRI.net