Bumçi: Basha u konsumua në opozitë, duhet të largohet. Po bën gabime me vetëdije

Bumçi: Basha u konsumua në opozitë, duhet të largohet. Po bën gabime me vetëdije

22:29, 15/11/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi tha në Çim Peka Live në Syri Tv akuzoi Lulzim Bashën se me vendimin për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në datën 18 dhjetor, në një kohë kur 4200 delegatë kanë firmosur për mbledhjen e tij në datën 11 dhjetor, e futi PD-në në rrugë qorre. 

Bumçi tha se Basha po bën gabime me vetëdije, ndërsa shtoi se kryetari aktual i PD është konsumuar në opozitë dhe duhet të largohet. 

Aldo Bumçi: "Kjo është krizë e Lulzim Bashës. Krizës së tij do t'i veshë vendime institucionesh për të thënë që partia është me mua. Nuk jemi në konflikt, pavarësisht qëndrimeve që mbajtëm, por nuk jemi në konflikt me kolegët tanë në atë sallë. Ata kanë bërë opozitë, kanë djegur mandatet, kanë bërë protesta. Edhe nëse nuk biem dakord, nuk ka asnjë problem. Problemi është me Lulzim Bashën i cili ata deputetë dhe anëtarë Kryesie nuk i vlerësoi kur e mori vendimin në sallën ngjitur në datën 9 shtator. E kishte thirrur grupin parlamentar, prej dy orësh dhe grupi parlamentar e mësoi vendimin nga Facebook. Ky është respekti që ka zoti Basha për grupin e tij parlamentar. Kjo është një krizë që vjen pas 8 vitesh, ku përballë kishim një regjim, një narkoshtet, ti bën betejat më të forta me protesta 6 mujore, djegie mandatesh, me çadra, çfarë tjetër t'i thotë Basha votuesit demokrat që nuk ia ka thënë. Vjen një moment që konsumohesh. Kemi një regjim dhe të gjithë si opozitarë nuk e mundëm dot. Lulzim Basha po e fut PD në rrugë qorre. Nëse do kishte përgjegjësi, duhet të ikte si kryetar dhe të ishte pjesë e ekipit. Po bën gabime me vetëdije duke shkatërruar PD-në".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco