VIDEO-SYRI TV/ 'Foltorja', ambasadorët e BE kundër Yuri Kim

VIDEO-SYRI TV/ 'Foltorja', ambasadorët e BE kundër Yuri Kim

17:57, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë ndjekur linjën e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kanë vendosur të mos përfshihen në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike me argumentin se ato duhet ti zgjedhin vetë demokratët. Të pyetur nga gazetarët ne Korçë për Foltoren dhe zhvillimet në PD ambasadorët Vasak dhe Zingraf kanë zgjedhur të mos komentojnë, duke theksuar se vëmendja duhet fokusuar tek procesi i integrimit të vendit.

Nga SYRI TV

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca aleate strategjike të Shqipërisë në procesin e integrimit kanë vendosur të distancohen nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në një interviste për mediat pranë qeverisë është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha.

Ambasadorja Kim duke shkelur statusin diplomatik të Konvetës të Vjenës me qëndrimet e saj, deklaroi se nuk mund ta imagjinojë një skenar ku ajo apo ndonjë nga pasardhësit e saj, të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

Ambasadorja franceze Christine Vasak dhe ambasadori Gjerman, Peter Zingraf gjatë një aktiviteti në Korçë u pyeten nga gazetarët lidhur me Foltoren e Partisë Demokratike dhe rolin e zotit Berisha.

Dy ambasadorët vendosën të respektonin kodin diplomatik dhe të mos përziheshin në një çështje të brendshme të forcës politike më të madhe në opozitës, teksa preferuan të flasin për rëndësinë e procesit të integrimit.

‘Pyetja ose çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje’, u shpreh ambasadorja e Francës.

‘‘Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet’, theksoi ambasadori i gjerman në Tiranë.

Ndërkohë pak ditë më parë Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigji Soreca i pyetur nga gazetarët ne Korçë për këtë çështje u shpreh se BE është e hapur të bashkëpunojë me PD edhe nëse në krye të saj zgjidhet Sali Berisha, duke theksuar se BE respekton institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/11/2021 22:12

Nuk na u ndanë këta kinezët që nga Mace Duni e Çu Ni Lalës e deri tek Don Lu e Kimete oriz Kim . Shkoni në Çinemaçun e na lini rehat në hallet tona, sikur nuk na mjafton i çmënduri ynë E Drama por edhe juve na duheni me e mbështet me të dy shalët. Kush ju paguan, E Drama bashkë me Sorrën e Kuqe ?

Shto koment

Denonco