Tabaku dorëzon në Kuvend, nismën e PD për uljen e TVSH në 6%

Tabaku dorëzon në Kuvend, nismën e PD për uljen e TVSH në 6%

12:23, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind, në 6 për qind për produktet e shportës.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo një nismë populiste.

Tabaku deklaroi se ulja e TVSH do të ndihmojë drejtpërdrejt qytetarët.

‘Ulja e TVSH-së do të bëjë atë që ka bërë në BE, atë që nuk e ka bërë dot qeveria, do të ndihmojë shtresat në nevojë.

Vendet e BE kanë ulur TVSH-në si një nxitje e stimulim për ekonominë, kanë ulur TVSH-në për energjinë.

Propozimi ynë është shumë konkret. Në vendin tonë mungon kontrolli i tregut, por do të shkojë në ndihmë të qytetarëve ulja e TVSH-së.

Vetë qeveria e di që çmimet e shportës janë rritur me 5 për qind.’- tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco