Bylykbashi: PD është te 'Foltorja' dhe jo te ndërtesa zyrtare, te ngrehina

Bylykbashi: PD është te 'Foltorja' dhe jo te ndërtesa zyrtare, te ngrehina

21:32, 25/10/2021
A+ Aa A-

Prej javësh, ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takime me demokratët, me synimin për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat dhe parimet e saj.

Lëvizja e tij është mbështetur nga shumë deputetë në radhët e PD, të cilët janë shprehur se 'Foltoret' e Berishës janë kthyer në një shpresë për demokratët.

Një prej deputetëve që e ka mbështetur është Oerd Bylykbashi.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Bylykbashi thotë se lëvizja po prodhon një rienergjizim.

Sipas deputetit demokrat, “Foltorja” e Berishës do të shpëtojë PD-në nga të kthyerit në një faltore bosh ku askush nuk shkon të rrëfehet.

Lëvizja që po ndodh po prodhon një rienergjizim dhe është një fakt. E organizon Berisha marrin pjesë X apo Y ajo që shohim është që baza po lëviz në mënyrë pozitive.

Ajo që kam thënë është që mesa duket foltorja do të shpëtojë PD nga të kthyerit në një faltore. Faltore bosh sepse askush nuk shkon të rrëfehet, sepse drejt asaj po shkojmë. Mesa duket PD është te 'Foltorja' dhe nuk është te ndërtesa zyrtare te ngrehina. Por ku ka gjë më të mirë, organizimi nga poshtë sipër.

Është fat i madh që 31 vjet pas kjo po ndodh brenda PD dhe po mbledh përditë e më tepër më shumë faktor.

Nuk është përplasje mes individësh, është lëvizje ku anëtarët po tregojnë shpresë”, u shpreh Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Benca26/10/2021 05:31

E kur të kuptosh që as Saliu nuk të sjell dot në pushtet ,çfarë do bësh o komandant batalioni( Bylykbash)!??

Shto koment

Denonco