FOTO/ Rama injoron Kosovën, nuk e njeh si Republikë

FOTO/ Rama injoron Kosovën, nuk e njeh si Republikë

20:33, 13/10/2021
A+ Aa A-

Sjellja e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës gjithmonë ka përbërë lajm.

Kjo pasi shefi i ekzekutivit ka reflektuar arrogancë të theksuar, e në shumë debate apo diskutime për dialogon Prishtinë-Breograd, ka qenë në krah të Aleksandar Vuçiç. 

Por këtë herë injorimi ka kaluar në një tjetër stad. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me lapsus apo gafë, por një institucioni si Kryeministria, me një armatë njerëzish që shkruajnë dhe publikojnë vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk i tolerohet shpërfillja në raport me Kosovën. 

Në një vendim të Këshillit të Ministrave, që mban datën 29 shtator, është harruar fjala “Republikë” për shtetin e Kosovës.

Në datë 29 prill, është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, një vendim për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco