Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

Topalli: Pa larguar Bashën nuk ikën Rama, në PD do të rikthehem kur…

Topalli: Pa larguar Bashën nuk ikën Rama, në PD do të rikthehem kur…

22:00, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, foli sot në studion e “Zona Zero” në Top News për përplasjet brenda Partisë Demokratike.

Sikurse dhe më parë, ajo i mëshoi i idesë se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, nuk largohet Edi Rama.

Sipas Topallit, mungesa e një opozite të vërtetë ka bërë që Rama të marrë dhe mandatin e tretë pavarësisht skandale që kanë përfshirë qeverinë.

Situata në PD

Një njeri që ka dhënë dorëheqjen ndoshta dhe s’kishte pse bënte betejën për të gjithë ne të tjerët. Por ai ka nisur një lëvizje dhe kanë ndodhur aq gjëra sa duket sikur ka kaluar 1 vit, ka zgjuar bazën. Kjo është e rëndësishme. Hapja e debatit është themelor për të rindërtu të djathtën në tërësi që gati i kishte vdekur nervi.

Pa larguar Lulzim Bashën nuk ikën Edi Rama. Ai nuk është më kryetar i partie, nuk ke më as pse i kërkon dorëheqjen, se të humbësh 5 herë. Ai nuk pranon të shkojë në asnjë studio, nuk lejon as të tjerët që të flasin për këto çështje.

Do riktheheni në PD nëse gjithçka ndryshon?

Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën. Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mëyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama por opozita e shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana07/10/2021 08:42

Kjo po te ishte demokrate me gjak shkodran te paster .... ???!!! , do t'i kishte dale Doktorit e ta priste ne Foltoren e Shkodres para disa ditesh .... Por siç duket edhe kjo paska qene nje nga zgjedhjet me te gabuara te Berishes , prej te cilave Partia Demokratike si pa e kuptuar doli ne opozite . Keta lloj te zgjedhurish qeverisen nen Hijen e Tij , duke menjanuar nga qeverisja vendim - marrese neper institucionet qendrore dhe ato lokale me orientim politik te djathte , pjesen me te mire te mbeshtetesve te partise demokratike qe prej themelimit te saj ...???!!!

Skrapari07/10/2021 08:34

Kujt i plasi k,... kthehesh apo nuk kthehesh ti bashkepuntore e sigurimit. Kthehesh ti por jemi ne me dhjetra qe na detyron te largohemi. Nuk behet PD me xhaketa te kthyera. Boll e ropet kete popull. Ju dhe sera jote e demton pa mase PD. Si anetare e thjeshte, pra thjesht si votuese e PD po te pranojme

Tufi07/10/2021 07:43

Jozi per shume gjera ke te drejte por kur flet per vjedhje me vjen per te qare e qeshur ,,,sepse dhe ti ke ato te tuat qe po ti numeroj do te duheshin dite te tera per ato qe ke bere ti,,,,i di ti se kush jane,,,,,

Shto koment

Denonco