Paloka kundër Bashës: Duhet rrëzuar regjimi, nuk zgjidhim gjë me pika

Paloka kundër Bashës: Duhet rrëzuar regjimi, nuk zgjidhim gjë me pika

11:04, 04/10/2021
A+ Aa A-

Pasi kryeministri Edi Rama shpalli krizën energjetike, në një kohë kur asnjë vend tjetër nuk ka ngritur këtë alarm, doli kryetari i PD Lulzim Basha, i cili e konfirmoi krizën.

Por kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, nuk është dakord me konstatimet e Bashës dhe as me propozimet e tij me 7 pika për daljen nga situata. Sipas tij, zgjidhja është rrëzimi i regjimit.

“Nuk e ka fajin kriza botërore jo! Asnjë lidhje nuk ka !

Po kur shteti drejtohet nga hajdutë dallkaukë si Rampalla që vendos në krye të OSHE-së një tjetër hajdut dallkauk , sigurisht këtu do përfundojmë!

Çela nuk është vënë aty për të menaxhuar as energjinë e as paratë që paguajnë shqiptarët që ta kenë energjinë. Çela është aty për të vjedhur paratë e shqiptarëve që pastaj me një pjesë të vogël të parave që ju ka vjedhur, t’ju blejë dhe votën në zgjedhje ! E me hajdutë-dallkaukë të tillë është mbushur gjithë kupola drejtuese e administratës!

Kjo situatë nuk zgjidhet as me shtatë e as me tetë pika, por duke përmbysur këtë regjim hajduto-dallkaukësh që ka marrë peng një popull të tërë!” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/10/2021 12:15

Po Arjan Fasko qe eshtw bere sheik ,si i behet me ketw super hajdut qe njw vite e blente 100 euro.

Shto koment

Denonco