VIDEO/ Braimllari: Opozita bëhet përballë qeverisë, jo me aksione që çojnë ujë te mazhoranca

VIDEO/ Braimllari: Opozita bëhet përballë qeverisë, jo me aksione që çojnë ujë te mazhoranca

17:54, 02/10/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim thumbon kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me sjelljen e PD pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh në studion e Syri Tv, se vendit i duhet një opozitë reale dhe jo show.  

"Fronti opozitar i gjërë, i fortë dhe i bashkuar ka nevojë për të mos tradhtuar interesat e opozitës. Nëse ti vendos të bësh opozitë, duhet të qëndrosh përballë mazhorancës", u shpreh Braimllari.

Por a e ka tradhtuar Basha opozitën?

Braimllari ka vetëm një përgjigje: "Koha do ta tregojë! Unë nuk mund të flas përpara kohe. Koha është e vërteta më e mirë e kësaj historie. Ka nevojë për parime që të ngrihet mbi interesin personal. Morëm kosto duke lëshuar terren për të ruajtur frymën e opozitës. Dhe në fund fare çfarë ndodh, që LSI përballet e vetme në terren. Kërkohet qëndresë parimore, jo për show, jo për skena që bëhen për t'i hedhur hi syve, por ka nevojë për qëndresa dhe aksione që nuk çojnë ujë te mazhoranca, por qëndrojnë fort te opozita. Sot ka parti që po kalojnë 12 vite në opozitë"

Braimllari tha se LSI do të qëndrojë në opozitë dhe do të zhvillojë opozitë të fortë ndaj mazhorancës. 

"LSI pas 25 prillit ka përcaktuar qartazi politikat e saj. Kryetarja e LSI ka marrë përgjegjësitë e saj si lidership dhe ka prezantua raksionin e ri në opozitë. Kemi marrë 107 mijë vota të vlefshme në një terror dhe presion të drejtpërdrejt nga Rilindja. Jemi përballur të vetëm me Rilindjen. Nuk kemi patur mbështetje për t'u përballur në këtë betejë. Janë shumë vota të pavlefshme dhe shumë prej tyre janë të LSI. 4 mandatet e LSI në parlament nuk përfaqësojnë forcën reale të LSI, një mandat e kemi marrë me 27 mijë vota. Opozita jonë do të jetë shumë më ndryshe, do të mbrojnë fort interesin qytetar, do të ngrenë shqetësime, do të bëjnë opozitë reale dhe efektive. 

Mazhoranca poërdori të gjithë strukturën shtetërore në kundërshtim me ligjin, Rama bëri ndryshime të njëanshme Kushtetuese, i rrëzoi në tavolinë zgjedhjet, përdori fondin e rindërtimit deri ditën e fundit, ndihmë fiktive ekonomike, emërimet klienteliste etj. I kemi denoncuar në organet përkatëse, në SPAK. Përballjen frontale Rilindja e kishte me LSI. Tani pas 25 prillit është e qartë fusha e opozitës, është e qartë se çfarë ka ndodhur, vendi ka nevojë për opozitë reale, s'ka nevojë për shoë, ka nevojë për opozitë që mbron interesin e qytetarëve, për një opozitë që i shkon deri në fund kauzave të opozitës. Ndaj duhet të fokusohemi fort te ky qëndrim për opozitë parimore dhe qytetare. Opozita duhet të merret me masakrën zgjedhore si u deformua vullneti i qytetarëve. Moszbardhja e masakrës zgjedhore nuk i shërben opozitës, por Rilindjes", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco