Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO/ Braimllari në Syri Tv: Ligji antikushtetues, qeveria kërkon t'ua japë klientëve pronat publike

VIDEO/ Braimllari në Syri Tv: Ligji antikushtetues, qeveria kërkon t'ua japë klientëve pronat publike

17:49, 02/10/2021
A+ Aa A-

LSI kërkon ndryshime në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari në studion e Syri Tv me gazetaren Eneida Ndoci, akuzoi qeverinë se po miraton ligje antikushtetuese.

Ky ligj është miratuar me shumicë të thjeshtë dhe jo siç e parashikonte ligji, me shumicë të cilësuar, tha Braimllari duke shtuar se qeveria ka për qëllim të tjetërsojë pronat dhe të favorizojë klientët e pushtetit. Ligjin për vetëqeverisjen vendore, LSI e ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese. n

“Ky ligj miraton dhënien në përdorim të pronave të treta, ose dhënien për zhvillim të pronës përmes bashkëpunimit me subjektet private. Bëhet fjalë për një pronë publike e cila nuk mund të kalojë thjesht me dëshirën e mazhorancës, por kërkon diskutime me qëllim që nesër të mos abuzohet me tjetërsimin e pronës, pra që prona të mos shkojë për klientët e qeverisë, por të shkojë për atë për të cilën nevojitet. Një pronë me interes publik shkon për tjetërsim me shumicë të cilësuar. Një shumicë e cilësuar kërkon të marrë votën e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit bashkiak, çfarë të do të thotë se merr përfaqësim më të madh qytetar.

Është një ligj që Rilindja në ndryshimet territoriale në 2015 e futi vetë në Parlament. Është një përpjekje e Rilindjes për të zaptuar gjithçka, edhe pse kanë 100% të këshillave bashkiakë, edhe pse ka 100% në kontroll menaxhimin, sërish tenton dhe kalon ligje në kundërshtim me Kushtetutën për të thelluar korrupsionin, klientelizimin, por edhe për të goditur rëndë opozitën në këshillat bashkiakë apo edhe kudo, sepse një shumicë e cilësuar kërkon dialog, komunikim dhe përmirësohet akti kur ka më shumë këshilltarë për të marrë vendim. Kontrollohet vendimi i propozuar nga kryetari i bashkisë nga këshilli, me qëllim që të shkojë aty ku ka interes qytetari. Këta mendojnë se bëhet me këshill të thjeshtë me ca kukulla në Tiranë dhe në të gjithë vendin, që gjithçka të kalojë për interes të qeverisë", u shpreh Braimllari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco