Tabaku: Shqipëria e Ramës po shkretohet, 209 mijë qytetarë kërkuan azil në 8 vjet

Tabaku: Shqipëria e Ramës po shkretohet, 209 mijë qytetarë kërkuan azil në 8 vjet

12:20, 30/09/2021
A+ Aa A-

"Sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet", thotë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një koment për një nga plagët më të thella të krijuara në shoqërinë shqptare në tetë vitet e fundit të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.

"Shqipëria e Ramës është një Shqipëri që shkretohet, - gjykon Tabaku dhe tregon shifrat alarmante. -  Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit. Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeverinqë punon për veten dhe varfëron shqiptarët.

Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes europiane," nënvizon me forcë deputetja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco